Krimi trimërohet nga papërgjegjshmëria e ministrit – në Shkodër vritet një polic

rama-tahiri

 

 

Kronika e zezë nxin/9 viktimë në vetëm pesë ditë. Narkotrafikanti përgëzon “çunat e krimit” për suksese imagjinare, ndërkohë që vendi përgjaket

 

Krimi vazhdon të pasurojë aktivitetin e tij në Shqipëri, duke marrë jetë njerëzish çdo ditë të javës, situatë e denjë për vendet e destabilizuara dhe vatrat e konfliktit në botë. Për çdo ditë qytetarët po rrezikojnë jetët e tyre me rendin dhe sigurinë përtokë. Por, ndërsa nga njëra anë kemi këtë realitet të trishtë që po prekim për çdo ditë ‘dhuratë’ e qeverisë Rama, nga ana tjetër, dyshja e krimit flet për polici që ka si objektiv të vetin sigurimin e jetës së qytetarëve të saj. Shifra alarmante mbushin çdo ditë kronikën e zezë. Në vetëm pesë ditë janë shënuar 9 viktima, një bilanc ky që i shkon për shtat vendeve anarshik ku nuk ekzistojnë institucionet përgjegjëse për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë ditës së djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni për kapjen e një personi në fshatin Oblikë. Por para kësaj ngjarje u raportua për një tjetër të plagosur, 21vjeçarit Besar Sherbela, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike. Menjëherë pas kësaj ngjarje polica e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili është Ruzhdi Aishta, bashkëfshatar i 21 vjeçarit. Pasi kanë lokalizuar vendndodhjen e autorit, blutë e Shkodrës kanë rrethuar zonën në përpjekje për ta kapur autorin dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Por duke qenë i armatosur, Aishta ka qëlluar disa herë me armë duke plagosur komandantin e FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjetën, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Vetëm dy ditë më parë, dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos prapa lulishtes ‘1Maji’, ndërsa shënjestër e këtij atentati mafioz ka qenë pikërisht personi që mbeti i plagosur, Elvis Gaçaj, i cili është edhe miku i ngushtë i Saimir Tahirit. Ndërkohë dy ditë më parë, sherri gjatë një loje kompjuteri në lokalin e fshatit ishte shkaku i vrasjes së 17 vjeçarit në Qatrom të Korçës. Mario Kodra ndërroi jetën mbrëmjen e së enjtes në spitalin e Korçës, vetëm 1 orë pasi u qellua me thikë në qafë. Ndërsa në Elbasan një 24 vjeçar u plagos me thikë në një lokal dhe me pas ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në afërsi të parkut Rinia. 24 vjeçari ishte i ulur në një lokal kur e kanë thërritur disa të rinj. Kur është afruar Gentjan Bajraktari është qëlluar disa herë me thikë nga dy vëllezërit Mariglen Kristo dhe Dorian Kristo të cilët pas krimit u larguan nga vendngjarja. Një grua në Kalanë e Dodës vrau me sopatë në gjumë bashkëshortin e saj. Viktima Kadri Visha, 52 vjec ishte administrator i komunës së Kalasë së Dodë.  Në Shijak, një 41 vjeçar, Dritan Petova ekzekutoi me tre plumba pas shpine bashkëshorten e tij 35 vjeçe nënë e dy fëmijëve, dhe vjehrrin Ismet Leka mëngjesin e së dielës. Pesë orë më vonë ai u vetëvra në majë të shtyllës së radiostacionit. Ky është bilanci i frikshëm i ndodhur përreth një jave, ndërkohë që numri i personave që janë plagosur është një tjetër raport i zi për vendin. Krimi godet aty ku do pa ndeshur asnjë barrierë të strukturave ligj zbatuese. Dhe kjo ndodh çdo ditë të javës në mes të ditës dhe në zonat më të populluara. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë dy përgjegjësit direkt për asgjësimin e Policisë së Shtetit në vetëm pak muaj. Ardhja në pushtet e Edi Ramës solli asgjësimin e policisë dhe shndërrimin e saj në polici partiake me drejtues injorantë, me precedentë të rëndë penalë. Emërimet në krye të policisë janë bërë në kundërshtim me ligjin. Por e gjitha e kjo ndodh kur vet ministri i Brendshëm është nën akuzë për trafik droge. Policia e Shtetit mban mbi vete një trafikant dhe njeri të lidhur me krimin. Ndërkohë të gjithë të emëruarit aty janë persona që janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>