Kronika-Durrës, bllokohet në port kamioni me 10 kg heroinë

Një sasi prej 10 kg heroinë është sekuestruar në një kamion në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet në kamionin me targa AA 943OO gjatë kontrolli rutinë të policisë kufitare. Ka qenë skaneri që pikasi lëndën narkotike në kamionin që do nisej drejt Italisë dhe pas kontrollit rezultoi se gjendeshin dhjetë kilogramë heroinë. Kamioni do të imbargohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona dhe kishte ngarkesë me konfeksione. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ku u gjet lënda narkotike.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>