Kronika e drogës/Brindisi, 1.5 ton kanabis shqiptar kapen në një kamion  

Në gjithë historinë shqetësuese të lidhjeve të qeverisë me krimin, fikjen e radarëve në bregdet dhe terrorin e qytetarëve, është i përfshirë edhe një fenomen tjetër që për fat të keq vijon të mbetet vetëm në qendër të vëmendjes së autoriteteve të Italisë fqinnjë. Pikërisht klanet kriminale shqiptare, për të cilat është folur shumë gjatë javëve të fundit, janë ato që vazhdojnë të transportojnë tonelata me drogë shqiptare drejt brigjeve italiane. Ditën e djeshme një kamion me 1537 kilogramë, pak më shumë se 1 ton e gjysmë është kapur në Brindisi, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se droga ka ardhur nga Shqipëria me gomone. Sipas tyre lënda narkotike është shkarkuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas është ngarkuar në kamion, që drejtohej nga një italian, e si rojtar kishte një shqiptar. Policia ka arrestuar dy personat, shqiptarin me inicialet N. S., 32 vjeç dhe italianin me inicialet M. M., 40 vjeç. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 63 pako.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>