Kronika-Greva e urisë në Zharrëz 14 ditë-Grupet e verifikimit të dëmeve ende nuk kanë shkuar

zharres-2

Prej dy javësh, nëntë banorë të Zharrëzës në Fier ndodhen në grevë urie dhe jeta e tyre është ne rrezik. Asnjë përgjigje nuk ka mbërritur nga grupi ndërministror i ngritur një muaj më parë pas lëkundjeve të tokës, në fushën naftëmbajtëse Patos Marinëz. Lëkundjet që u ndjenë në të gjithë rajonin e Fierit shkaktuan dëme në banesa dhe orendi shtëpiake kryesisht në fshatin Zharrëz dhe Belinë. Banorët protestuan dhe hynë në një grevë urie që zgjati 1 javë. Ata dolën prej andej pas një vendimi të këshillit të ministrave, që vendosi ngritjen e një grupi pune ndërministror. Ky grup pune do të hetonte shkaqet e lëkundjeve të tokës, për të cilat banorët akuzojnë kompaninë Bankers Petroleum, si dhe do të llogariste dëmet në banesa e mjedis brenda muajit janar.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>