Kronika-Grevistët në gjendje të rëndë, OSBE do të dalë me raport të posaçëm

zharres-2

Gjendja shëndetësore e 9 grevistëve është e rëndë. Kurse banorët çdo natë bllokojnë rrugën Fier- Berat. Përfaqësues të OSBE vizituan sërish grevistët. Atyre iu premtua një raport i posaçëm për situatën. Nga ana tjetër premtimi se Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili, do të takohej me banorët rezultoi vetëm një mënyrë për të zhbllokuar aksin rrugor Fier-Berat të cilin banorët po e bllokojnë në shenjë proteste për indiferencën ndaj situatës në Zharrëz. Që prej së hënës grevistët kanë refuzuar edhe ujin. Ata vendosën të refuzojnë edhe serumet por kjo nuk është lejuar nga familjarët të cilët i kanë dërguar në spital mesatarisht një herë në çdo 12 orë. Kjo është greva e dytë e urisë pas lëkundjeve të fuqishme të tokës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz një muaj më parë.  Ata kërkojnë verifikimin dhe kompesimin e dëmeve në banesa dhe mjedis, në të kundërt nuk dalin nga greva. Banorët akuzojnë kompaninë, Bankers Petroleum, për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës por kjo e fundit nuk e pohon një gjë të tillë. Nga lëkundjet e vazhdueshme te tokës që prej vitit 2007 në fushën naftëmbajtëse janë dëmtuar qindra shtëpi në fshatrat Zharëz Belinë dhe Marinëz.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>