Kronika-Kamioni me 1.1 ton drogë në Kakavijë nuk hyri në skaner, qeni antidrogë nuk u lejua t’i afrohej

prokuro

Prokuroria për Krime të Rënda ditën e djeshme ka publikuar një deklaratë që lidhet me kamionin e mbushur me 1.1 tonë drogë që u kap në Greqi pasi kishte kaluar pikën doganore të Kakavijës. Prokuroria bën me dije se ka siguruar të dhëna të mjaftueshme hetimore, në bazë të të cilave rezulton se punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që kamioni me 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi më datë 17 shkurt. Nga hetimet rezulton gjithashtu se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kanë plotësuar formularët e kontrollit kamionin me drogë, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar doganier i Doganës Kakavijë, Ylli Rustemi dhe shtetasit Vladimir Skrapalliu dhe Blerim Mëhilli, që të dy inspektorë policie të pikës së kalimit kufitar Kakavijë. Gjithashtu është shpallur në kërkim inspektori i policisë, Klement Budo si dhe pronari e shoferi i kamionit,  Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal të Fierit. “ Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme. Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij. Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje. Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive. Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Operacion antidrogë në Lezhë, sekuestrohen 400 kg kanabis/ Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar ditën e djeshme në Lezhë, ku janë sekuestruar rreth 400 kilogramë kanabis sativa, janë arrestuar disa persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni antidrogë është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të  Policisë  Lezhë në Bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka vijuar gjatë gjithë ditës.

Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg kanabis/ Policia e Gjirokastrës në një operacion të zhvilluar ditën e djeshme ka zbuluar 90 kg kanabis dhe fishekë në shtëpinë e shtetasit me iniciale H.X, i cili banonte në Greqi me familjen. Policia bën me dije se shtëpia i ishte lënë për mirmbajtje  kushurit të pronarit, 59 vjeçari Hajri Dervishi shpalli në kërkim të zotin e saj. Kushuriri, i cili u arrestua e kishte kthyer shtëpinë në magazinë droge. Operacioni u zhvillua në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës, ndërsa nga kontrolli në banesë, në ambjentet e qilarit u gjet e ambalazhuar në 17 thasë sasia prej 90 kilogramë lëndë narkotike dhe një arkë me fishekë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e  shtëpisë, shtetasin me iniciale H.X.

Krujë, zbulohen 300 rrënjë kanabis/ Policia e Krujës ka zbuluar ditën e djeshme dy parcela me 300 rrënjë kanabis. Në këtë operacion janë arrestuar disa persona, duke filluar që nga mbjellësi i tyrë e kushurinjtë e tij deri tek kryeplaku i fshatit Verjon dhe inspektori i pyjeve në bashkinë e Krujës. Parcelat me drogë janë zbuluar në anën jugore të kodrës së Verjonit në Nikël të Krujës. Policia ka arrestuar shtetasin Flamur Tufa dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale P.T, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë. Gjithashtu janë ndaluar H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë me detyrë inspektor i pyjeve në bashkinë e Krujës për ‘shpërdorim detyre” dhe H.D.  71 vjeç, kryeplak i fshatit Verjon, për veprën penale”Shpërdorim detyre”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa, policia ka gjetur mbetje të llojit kanabis sativa.

Shkodër, sekuestrohen 37 kg kanabis dhe 264 fidanë, në pranga 62-vjeçari/ Policia e Shkodrës ka sekuestruar 37 kg kanabis, ndërsa në pranga ka përfunduar një person në kuadër të operacionit të koduar “LIMITLESS-2”. I arrestuari është 62 vjeçari Gjon Marashi, banues në Gimaj të Shkodrës. “Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen Gag, në fshatin Gimaj, të Njësisë Administrative Shalë, në oborrin e banesës së Marashit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë narkotike, 194 gr farë e bimës narkotike, 9 granata dore e 3 krehëra fishekësh, si dhe u asgjësuan 264 fidanë bimë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia bën me dije se në një distancë rreth 500 metra larg banesës janë gjetur të hapura dy parcela në të cilën ishin 88 gropa me nga tre fidanë, gjithsej 264 fidanë kanabis.

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    28/04/2017 at 20:39

    Droge me tonelata dalin cdo dite e nate nga toka shqiptare, nje hambar I dirigjuar nga pushtetaret ne krye te vendit, te parlamentit me te kriminalizuar ne bote, fatkeqesi e madhe per popullin e thjeshte, te cilet kerkojne lirine e vertete, shtetin e se drejtes, femije te edukuar dhe te shkolluar me literature europiane, culture dhe educate qytetare e jo c’orientim te te gjithe njerezve te moshave te ndryshme , te cilet nuk punojne, por konsumojne droge, trafikojne droge, femra, femije, vjedhin e vrasin njerez te pafajshem, I marin pronat ish pronareve dhe bejne ndertime pa leje, e pas kesaj del nje palo kryeminister bashke me banden e tij te bashkise, ministren Gjermeni, RUci, Shalesi e te tjere si keta, per te bere shperndarjen e certifikatave false te atyre ndertimeve, duke futur ne konflikte ish pronaret me keta te paligjshem vetem per te mare votat nga keta shkeles te lighjit, por me shume shkeles behen qeveritaret, te cilet duhet te japin llogari ne administratat e drejtesise, kujtojne se po bejne estrade, kryeministri eshte kthyer ne klloun cirku, vetem me llafe, se veprat nuk I ben dot, mezi ecen, sikur I ka lidhur njeri kembet lart, dhe sot beri nje skenar te papergjegjshemn, duke votuar presidentin e ri sipas tij, nje shkelje flagrante ne kundershtim me kushtetuten, kurse I. META, ose METAJ, se keshtu jane shumica e shqiptareve, nje person ekziston me 2 deri 4 emra, mbiemrat I kane shumica me -J- ne fund, hajde gjeje se kush eshte I vertete, prandaj popullsia del aq e madhe, kur I kane keta qeveritare keshtu, vaj hallin se si I kane te tjeret, qe ketu fillon mosbesimi I qytetareve tek shteti, duhet nje regjistrim I rregullt, pa gabime, ata qe do e bejne duhet te jene shume serioz, shume inteligjent dhe te ndershem. Sot METAJ ishte shume I merzitur, dukej sikur I thoshte RAMES:”Ti qe me vrave mu, te vrafte I madhi ZOT, sot ma bere mu, vitin tjeter prite s’e do ta bej une, qe ne fund te dy te shkojme ne ferr.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>