Kronika ndërkombëtare – Takim Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

trump-metanjahu-350x197

Presidenti Donald Trump po takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Temë e takimit pritet të jetë edhe zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha para takimit se paqja mes Izraelit dhe palestinezëve nuk duhet të arrihet përmes një zgjidhjeje me dy shtete, por palët duhet të vendosin vetë për zgjidhjen. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të “diktojnë kushtet e paqes”. Qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara prej kohësh ka qenë arritja e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe palestinezëve për dy shtete të veçanta, sipas së cilës palestinezët do të kontrollonin Gazën, të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor dhe kryeqyteti i tyre të ishte Jeruzalemi Lindor. Edhe Kombet e Bashkuara kanë mbështetur zgjidhjen me dy shtete.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>