Kronika-Opozita fiton kauzën për zgjedhje të lira, arrihet marrëveshja politike Basha-Rama

marreveshja

Pas 5 orësh, kreu Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë përfunduar takimin e radhës kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve për modalitetet e paktit. Nga kjo paketë, kreu Lulzim Basha arriti të fitoj kauzën e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes qeverisë teknike. Kështu, Opozita do të marrë postin e zëvendës kryeministrit dhe 6 ministri, ndërsa ka të drejtë të propozojë edhe emrat për disa prej drejtorive më të rëndësishme. Opozita do propozojë eedhe krerët e dy organeve të pavarura, KQZ e Avokatin e Popullit. Dekriminalizimi dhe shmangia e përdorimit të administratës publike në zgjedhje janë dy momentet e tjera të fiksuara në marrëveshje

 

Pas takimit kokë më kokë për rreth 3 orë mbrëmjen e djeshme, ku u dol me një marrëveshje, po ditën e djeshme kreu Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë realizuar takimin e radhës kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve për modalitetet e paktit. Në 10 minutat e para të takimit, Rama shoqërohej nga Engjëll Agaçi, ndërsa kreu i Opozitës nga deputeti Oerd Bylykbashi. Pas 10 minutave takim me të shoqëruarit përkatës, pjesa tjetër u zhvillua kokë më kokë mes Bashës dhe Ramës. Marrëveshja e arritur u bazua tek paketa McAllister, me dakordësitë në sektor të tjerë mes Bashës dhe Ramës. Marrëveshja e arritur në përfundim të negociatave midis liderëve të politikës parashikon edhe datën e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Kavajas. Sipas kësaj marrëveshje,  zgjedhjet e pjesshme në Kavajë do të mbahen në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme, në 25 qershor. Po çfarë përmban paketa e marrëveshjes? Nga kjo paketë, kreu Lulzim Basha arriti të fitoj kauzën e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes qeverisë teknike. Nga kjo paketë, Opozita do të marr  postin e zvendës kryeministrit dhe 6 ministri: ministrin e  brendshëm, i arsimit, i shëndetësisë, i mirëqenies sociale, i financave e drejtësisë. Sipas marrëveshjes, opozita ka të drejtë të propozojë edhe emrat për disa prej drejtorive më ët rëndësishme, e ALUIZNI-t, e Hipotekave, e Burgjeve, e agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Opozita do propozojë edhe krerët e dy organeve të pavarura, KQZ e Avokatin e Popullit. Dekriminalizimi dhe shmangia e përdorimit të administratës publike në zgjedhje janë dy momentet e tjera të fiksuara në marrëveshje. Marrëveshja mes Ramës e Bashës do shtrihet edhe përtej zgjedhjeve të përgjithshme sepse të dy janë dakordësuar që në sesionin e ri parlamentar të miratojnë së bashku reforma të rëndësishme si atë kushtetuese e reformën zgjedhore, përfshi futjen e teknologjive elektronike në identifikimin, votimin e numërimin në zgjedhjet pasardhëse. Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017. Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend.

MARRËVESHJA POLITIKE 18 MAJ 2017

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017. Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës. Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarde demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit Europian të Shqipërisë.

ZGJEDHJET

1-Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

2-Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

3-Listat e zgjedhësve

4-Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

5-Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

6-Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.

7-Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.

8-Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe vendor.

9-Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

10-Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

QEVERIA

1-Zv.Kryeministër, teknik

2-Ministri i Brendshëm, teknik

3-Ministri i Arsimit, teknik

4-Ministri i Shëndetësisë, teknik

5-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

6-Ministri i Financave, teknik

7-Ministri i Drejtësisë, teknik

8-Drejtori i OSHEE

9-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

10-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

11-Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve

12-Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

 PARLAMENTI

1-Votimi i organeve të vettingut.

2-Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.

3-Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

4-Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.

5-Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.

6-Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

1-Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.

2-Avokati i Popullit, propozim i opozitës. REFORMAT

3-Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).

4-Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

5-Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit, votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.

6-Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe uditivit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

1-Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

2-Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.

3-KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik).

4-Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

5-Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Vendimi/ Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet e Përgjithshme

Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës ka konkluduar edhe për datën e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në Kavajë pasi u shtynë. Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë do të mbahen në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme, pra më 25 qershor. Kjo datë u vendos gjatë takimit Rama-Basha ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>