Kronika-Reflektimi mbi përgjegjësitë dhe projektimi i të ardhmes

selia-e-pd

Fryma e përbashkët e dy kandidatëve për kryetar të PDSH

Në takimet që kanë zhvilluar me anëtarët e PD në Lezhë, kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike z. Eduar Selami dhe z. Lulzim Basha kanë shpalosur platformën e tyre për drejtimin e PD për katër vitet e ardhshme dhe kanë kërkuar mbështetjen e demokratëve lezhianë. Nga ana e tyre të dy kandidatët pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme kanë qenë në një linjë teksa kanë kërkuar domosdoshmërinë e për bashkimit drejt një kauze të përbashkët, dhe projektimit të së ardhmes për një ri ngritje dhe qëndresë dhe vendosmërisë për të triumfuar mbi mafien e blerjes së votave. Si dhe kanë ndarë të njëjtin qëndrim në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në cilat nuk humbi PD, por ka humbur e gjithë Shqipëria, pasi vota e shqiptarëve u deformua si rezultat i blerje masive që iu bë asaj nga ana e dy partive që vinin nga një bashkëqeverisje katër vjeçare PS dhe LSI, por që u ndanë në luftën e ashpër me njëra-tjetrën për të blerë sa më shumë vota. Takimet ishin programuar me të njëjtin format ku secili kandidat shpalosi platformën e tij për drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme dhe më pas kanë qenë të hapur për pyetjet dhe mendimet e demokratëve të pranishëm.

Lulzim Basha:Vota e shqiptarëve u deformua, si rezultat i blerjes nga grupet mafioze/Lulzim Basha ka mbërritur në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, në orën 12.00, ndonëse takimi nga drejtuesit lokal ishte njoftuar në orën 11.30, ka pasur më shumë pjesëmarrës dhe ovacione  kur ka mbërritur si dhe gjatë kohës kur ai po shpaloste platformën e tij për të rimarrë një mandat të dytë në drejtimin e PD. Fjalimin përpara demokratëve lezhjanë z. Lulzim Basha e ka filluar me një adresim falenderimi dhe mirënjohje për të gjithë demokratët dhe demokratet e Lezhës, komisionerët dhe numëruesit dhe të gjithë armatës së qëndresës dhe përballjes me vendosmëri me kundërshtarët politik në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si dhe për kontributin e dhënë në katër vitet e të qëndrimit në opozitë, në mbrojtje të idealit të lirisë dhe demokracisë, që janë dy shtyllat kryesore të programit të PD, mbi të cilat ajo u ngrit që në ditët e para të themelimit të saj. Në këto zgjedhje vijoi Basha, u pranua se kauza jonë për dekriminilazimin, luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale ishte e drejtë. Plani i tyre ishte të mos lejonin zgjedhje te lira e të ndershme. Lezha pati pjesën e saj epike në qëndresën që organizuam së bashku për tre muaj në çadrën e lirisë. E nisëm këtë betejë me synimin e rikthimit të besimit tek shqiptarët, e përshkallëzuam betejën por pa mundur të arrinim qëllimin e saj. Marrëveshja që bëra me Edi Ramën legjitimoi drejtësinë e kauzës tonë, por ajo që nuk u arrit ishte frenimi dhe degjilitimimi që ju bë zgjedhjeve. Ashtu si në vitin 1991, këto nuk ishin zgjedhje. Ne u futëm në këto zgjedhje në një fushë të minuar, ku qindra e mijëra votues ishin blerë kohë më parë. Ato kishin blerë varfërinë dhe nëpërkëmbur dinjitetin e shqiptarëve. Si askund tjetër ky fenomen ndodhi në Lezhë që arriti deri edhe në përplasjen e bandave të pushtetit me njëra tjetrën. E vetmja forcë politike që nuk u përfshi në blerjen e votës, por që luftoi fort në mbrojtjen e saj ishte Partia Demokratike.

Eduart Selami:Partia Demokratike duhet t’i rikthej shpresën shqiptarëve

Eduart Selami ka qenë korrekt me orarin e njoftuar për takim dhe në orën 10.00 ka mbërritur në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri” Lezhë, dhe pasi është takuar me disa nga të pranishmit ka filluar të shpalosë platformën e tij për drejtimin e PD nëse merr votëbesimin e anëtarësisë së PD me parimin: “Një anëtar një votë”.  Ndër të tjera në fjalën e tij z. Selami është shprehur se; “Është kënaqësi dhe nder për mua që startoj pikërisht këtu nga Lezha, garën për kryetar të Partisë Demokratike. Me shumë prej jush njihem që në fillesat e krijimit të PD dhe me ju tjerët është kënaqësi që bashkëbisedoj për të ndarë bashkarisht shqetësimin e një krize që PD po kalon me disfatën e humbjes së madhe në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, që nuk ishte humbje vetëm e PD por e gjithë shqiptarëve. Por ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë që ndodhi Por aty ku janë kritikat ka edhe oportunitet për të tejkaluar situatën. Ka ardhur koha që gjërat ti shikojmë në sy dhe ashtu siç në fakt ato janë, dhe secili të reflektojmë e të nxjerrim përgjithësitë tona. Edhe unë s’mund të shmangem nga përgjegjësitë e mija, por të jeni të bindur se problemet në Partinë Demokratike nuk janë momentale por të trashëguara të cilat kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit organizativ të saj në bazë të statutit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>