Kronika/Edmond Spaho: Qeveria teknike do t’i presë duart kujtdo që ngatërrohet me zgjedhjet

spaho

Opozita zhvilloi edhe seancën plenare në çadrën e protestës në të njëjtën kohë me punimet e Kuvendit. Deputeti demokrat, Edmond Spaho, argumentoi edhe njëherë se pse opozita kërkon qeverinë teknike si kusht për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke sjellë shembuj sesi kjo qeveri po përdor pushtetin në funksion të fushatës elektorale, Spaho tha se qeveria teknike është garanci për t’i prerë duart kujtdo që ngatërrohet me zgjedhjet. “Policia i di dhe nuk vepron, si do të hyjmë ne në zgjedhje me një infrastrukturë të tillë të krimit ku droga transportohet sheshit me ndërhyrjen e policisë, ku laboratorët e drogës janë të shpërndarë në gjithë territorin e vendit. Jo, ne jemi në të drejtën tonë të kërkojmë qeveri teknike që të mund të disiplinojë sa më shumë këtë situatë kaotike dhe këtë lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin dhe drogën.

Hajdarmataj: Që të mbyllen çadrat e azilit, mbështesni opozitën/ Çadra e PD-së në sytë e ndërkombëtarëve është parë edhe si pengesë për zgjidhjen e krizës politike. Disa prej tyre kanë kërkuar kthimin e opozitës në kuvend por për PD-në disa ndërkombëtarë nuk e kanë kuptuar kauzën e saj. Për të theksuar këtë mos informim të të huajve, deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, në fjalën e saj gjatë seancës tek çadra, u ndal tek azili. Mbi këtë temë, deputetja e opozitës ju është drejtuar ndërkombëtarëve, duke sjellë shqetësimet e qytetarëve dhe krizën që sipas saj ka kapur vendin me largimet në masë. Hajdarmataj theksoi se është takuar me qytetarë që tentuar azilin në vendet e BE-së dhe shkak për largimin është varfëria. “Para disa kohësh takova një bashkëpatriot, një bashkëfshatar një bytycas të lodhur nga hallet e jetës i cili u nis për Francë me 6 fëmijë. Po iki më tha, aq sa të më mbajnë të paktën do të na ushqejnë dhe do të na trajtojnë si njerëz. Dy ditë më parë, këtu në Çadër takova një grua, nga Kukësi që jeton në Paskuqan dhe më tregoi historinë e saj prekëse. Dy fëmijët e saj, njëri i mitur dhe tjetri 20 vjeç kanë emigruar në kamp në Gjermani. Shkaku, varfëria e madhe dhe pamundësia për të përballuar jetën këtu. Ikën në një rrugëtim plot sfida, mundime dhe rreziqe për të kërkuar shpresën”,-ka thënë Hajdarmataj. Deputetja iu bën thirrje ndërkombëtarëve që në mënyrë që çadrat e azilkërkuesve të mbyllen në vendet e tyre, ata të kuptojnë dhe të mbështesin kauzën e opozitës por mbi të gjitha të shqiptarëve. “I bëj sot një apel diplomatëve evropian: Zotërinj, në mënyrë që të mbyllen sa më parë çadrat e dhimbshme të pritjes së aziliantëve në vendet tuaja, kuptojeni më mirë çadrën e shqiptarëve të ngritur në këtë Shesh të Lirisë, mbështeteni kauzën jo vetëm të PD por të gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të lirë, për një vend ku të rinjtë të mos marrin rrugët e botës, por të kenë punë e mundësi shkollimi, ku mos ti vritet shpresa dhe të kenë një perspektiv europiane”,-tha deputetja për qarkun e Kukësit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>