Kryebashkiaku i Kavajës, Isak Sakja bën betimin në prezencë të n/Kryetarëve dhe Prefektit të Tiranës

Kreu i ri i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, bëri sot betimin, duke marrë kështu edhe zyrtarisht drejtimin e qytetit. Ceremonia e betimit u zhvillua në prezencë të Prefektit të Tiranës, Admir Abrija, ndërsa merrnin pjesë edhe dy nënkryetarët socialistë të Bashkisë, gjë që u pa si shenjë e një kalimi të butë të drejtimit të Bashkisë së Kavajës nga e majta te demokratët. Kryebashkiaku Isa Sakja, pas betimit, përshëndeti qytetarët duke deklaruar prioritet i tij do të jetë përmirësimi i jetës së të gjithë qytetarëve. “Asnjë lloj ndasie politike, racore, fetare, nuk do të tolerohet në sjelljen ndaj qytetarit, sikur ka ndodhur deri më dje”, është shprehur Sakja.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>