Kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj: Mbështes protestën e banorëve, të lirohen të arrestuarit

besnik-dushaj

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, mbështet protestën e banorëve për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, dhe kërkon lirimin e të arrestuarve. Ai thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë më të varfrit në Shqipëri, dhe sipas tij tarifat e larta të vendosura nga Qeveria janë të papërballueshme. Dushaj shprehet se në këto zona është rritur varfëria vitet e fundit, ndërsa shton se kanë munguar investimet e qeverisë.

“Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës është qarku më i varfër në Shqipëri dhe taksa e rrugës së Kombit rëndon të gjithë qytetarët por në mënyrë të veçantë banorët e këtij qarku, dhe sigurisht edhe banorët e Bashkisë së Tropojës. Duke parë rritjen e varfërisë, rritjen e taksave të tjera që ka bërë kjo qeveri, do të ishte me vend rritja e investimeve në këto zona dhe jo vendosja e një barre siç është taksa në rrugën e Kombit. E them me bindje që kjo taksë është e papërballueshme për banorët në këto zona. Kjo taksë do të rrisë biletën e transportit, do të rrisë çmimin e ushqimeve dhe mallrave që i marrin nga Tirana dhe rrethe të tjera”, shprehet ai. Kryebashkiaku i Tropojës thotë se kjo protestë nuk është politike.

“Ne e mbështesim protestën e banorëve. Kjo nuk është protestë politike, por është protestë që kërkon t’i tregojë qeverisë se i gjithë ky qark janë shumë të varfër. Ka shumë të papunë, ka shumë familje në mjerim dhe ka nevojë urgjende për investimeve, të punësohen njerëzit e të rritet numri i turistëve. Kësaj nuk i shërben taksa. Kam komunikuar vazhdimisht me përfaqësues të qeverisë dhe u kam kërkuar që taksa të hiqet për banorët e këtij qarku dhe ajo duhet të jetë 0 për këta banorë. Kërkoj që edhe ata 23 të arrestuar të lirohen menjëherë sepse protestuan me dinjitet, protestuan për përmirësimin e jetës së tyre dhe nuk protestuan për asnjë arsye politike”, thotë Dushaj.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>