Kryeministri i ardhshëm, Lulzim Basha takon presidentin Donald Trump

basha

Publikohet fotoja e takimit të kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump. Basha shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakufishme të presidentit amerikan dhe thotë në shënimin e tij publik se “Vizioni i Presidentit Trump është frymëzim dhe inkurajim për një Republikë të qytetarëve”. Takimi me presidentit amerikan u zhvillua në kuadër të Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, ku po diskutohen iniciativat e administratës “Trump” mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve

Ish-kryeministri Berisha për takimin Basha-Trump: “Moment historik për Shqipërinë e shqiptarët”

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Vetë kryetari i opozitës së bashkuar të Shqipërisë që e ka bërë publik takimin e zhvilluar në Uashington. Kreu i PD thekson në shënimin e tij të posaçëm në facebook se vizioni dhe kauza e presidentit Trump janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për Republikën e qytetarëve. Basha i shpreh mirënjohje Presidentit Trump për mbështetjen që ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ish kryeministri Berisha për takimin Basha-Trump:Moment historik për Shqipërinë e shqiptarët/ Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, takimin e sotëm të kreut të opozitës Lulzim Basha me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha ka përshëndetur këtë takim, duke e cilësuar atë si një moment historik për vendin tonë. ‘Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët! Lulzim Basha, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëheras Kryetar i Opozitës së Bashkuar takon Presidentin e SHBA, Donald Trump!’, shkruan ish-kryeministri Berisha.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>