Kryeministri i tepsisë dhe qehajajtë e tij të dikastereve

Doni të dini katrahurën e administratës, shihni sekretarët e përgjithshëm të ministrive

Nëpunësit më të lartë civilë të administratës civile të promovuar nga Partia Socialiste janë shembulli më i mirë i mediokritetit profesional dhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit, sepse ata nuk janë gjë tjetër veçse komisarë politikë dhe pengues të çdo përparimi

Prej disa ditësh, kryeministri merakli i tepsisë që mburret kot më kot se “po bën shtet” në çdo takim ngre çështjen e administratës civile. Pasi e shkatërroi administratën në mënyrën më të paparë si kurrë më parë gjatë këtyre 27 vjetëve, tanimë Rama po bëhet babaxhani i madh e mentor i pafund. A thua nuk kemi pasur kryeministrin arrogant që në emër të risjelljes së pinjollëve të Bllokut në pushtet, e shkatërroi tërësisht administratën. Por rasti më i mirë për të provuar e parë çfarë administrate ka bërë Rama janë sekretarët e përgjithshëm të ministrive, pikërisht ata që udhëheqin nëpunësinë nga dështimi në dështim. Nuk ka parë Shqipëria njerëz më të paaftë e më të politizuar sesa sekretarët e përgjithshëm të ministrive. Të gjithë ata janë “rilindsa” të 2013. Të gjithë janë shkelës ligji sepse përfshihen në aktivitete politike në kundërshtim me ligjin. Ata janë çadra e mbrojtjes së nëpunësve sharlatanë e të paaftë që ka krijuar sistemin më të degraduar të nëpunësisë civile në vend. E kishin për trimëri të madhe teksa merreshin në mënyrë abuzive me vlerësimet vjetore të nëpunësve. Luanin me ndershmërinë e profesionalizmin e nëpunësve të mbetur në administratë në mënyrë që të mbanin pozitën e beut mbi skllevërit administrativë, etj.Rasti i vetëm që sekretarët “e pavarur” të ministrive të tregonin veten ishte me ministrat teknikë. Ato po dëshmojnë veten përditë e më shumë si militantë partiakë. Deklarojnë haptazi se kanë urdhra politikë të pengojnë ministrat. Bëjnë veprime që vetëm nëpunësit nuk duhet t’i bëjnë. Ata së bashku me Departamentin e Administratës Civile po e tregojnë veten përditë se çfarë është administrata civile e Ramës. Kombinimet e DAP-it dhe sekretarëve të përgjithshëm në lojërat e tyre të vogla, për fare pak ditë treguan se çfarë ishte ajo që Rama ngriti në vend, një nuskë e keqe militantësh. Se normalisht, Rama e kujton forcën e shtetit te vendosja e rripit të shoferit apo te ndonjë ngjyrosje godine.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>