Kryeministri japonez Shinzo Abe në Uashington! Pse duhet ta dëgjojmë me kujdes?

japonia 1

 

 

 

 

Nga Jeffrey Gedmin*

 

Perëndimi duhet t’i marrë seriozisht sfidat që janë drejtuesit e vërtetë të realizmit të ri japonez nën administratën e Kryeministrit Abe. Ashtu siç thotë një analist i shquar “Çka Vladimir Putin po bën në tokë, kinezët po e bëjnë në ujë”

 

Japonezët, i shkruan Joseph Grew Sekretarit të Shtetit të Presidentit Roosvelt, Cordell Hull në maj 1933, janë “tepër nacionalist dhe luftëdashës”. Ata ishin shndërruar, në atë kohë, vinte në dukje ambasadori i Roosveltit në Tokio, “një makinë luftarake e llahtarshme dhe e fuqishme”. Rreth një dekade më vonë, tre vite para përfundimit të Luftës II Botërore, Grew rikonfirmoi qëndrimin e tij të mëparshëm. “E njoh Japoninë”, tha ai, “kam jetuar atje për 10 vjet…Japonezet nuk do të thyhen. Ata nuk do të thyhen as moralisht, as psikologjikisht e as ekonomikisht, edhe nëse humbja do t’u plaset para fytyrës. Ata do të lirojnë brezin…e do të luftojnë deri në fund”.

Sot, Japonia ka një identitet krejt të ndryshëm. Japonezët luftuan deri në fund në 1945 dhe u dorëzuan në gusht të atij viti pasi hedhjes së bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Qeverisja e Gjeneralit Douglas MacArthur solli rindërtim dhe fillimet e pajtimit me SHBA, një kushtetutë të re, demokracinë dhe farat e pacifizmit të kohëve moderne në Japoni.

Tashmë, në vigjilje të përvjetorit të 70 të fundit të Luftës II Botërore, kryeministri konservator i Japonisë, Shinzo Abe – i cili do të takohet me presidentin Obama dhe do të mbajë një fjalim në Kongres më 29 prill – po punon për të ndryshuar kursin pacifist të Japonisë për të kthyer shtetit ishullor me 127 milionë banorë në një shtet normal. Epo…ka ardhur koha.

Unë pata mundësitë që të merrja një ndjesi rreth kësaj sfide të Abes gjatë një vizitë të fundit në Tokio dhe Okinawa si pjesë e një delegacioni me ekspertë politikë dhe ish zyrtarë të lartë amerikane (udhëtimi u sponsorizua nga Ministria e Jashtme Japoneze).

Çka është e çuditshme deri më tani rreth debatit të drejtuar nga Abe është sesa larg këtij kursi janë kundërshtarët dhe aleatët e kampit tij. Diskutimi aktual është fokusuar më së shumti tek propozimi i Abe-s për të ndryshuar kushtetutën japoneze e konkretisht artikullin 9, sipas të cilës populli japonez heq dore “përgjithmonë nga kërcënimi apo përdorimi i forcës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”. Kushtetuta që drejton qeverisjen japoneze sot u hartua në shkurt të 1946 nga stafi i ri i Gjeneralit MacArthur në vetëm një javë. Orientimi i përgjithshëm erdhi nga Deklarata e Potsdam-it, sipas së cilës pushtimi do të krijonte “një qeveri të përgjithshme dhe pacifiste” në Japoni. Adoptimi i pacifizmit në kushtetutë kishte kuptim për Japoninë, edhe pse kushtetuta e post-luftës së Gjermanisë nuk shkonte kaq larg.

 

Sot ka ende nga ata që shqetësohen për japonezët, ashtu si kryeministrja britanike Margaret Thatcher shqetësohej rreth gjermanëve. Në prag të unifikim në mars 1990, Thatcher mblodhi në Chequers, rezidenca qeveritare e kryeministrit në periferi të Londrës, një seminar me studiues dhe historianë për të diskutuar çështjen nëse gjermanët ishin ende të rrezikshëm. Kështu, kur kryeministri Abe foli qartazi rreth strategjisë së re të Japonisë në Davos vitin e kaluar, “The Atlantic” shkruante se “nuk ishte një moment sigurues”. Vitin e kaluar, komiteti norvegjez përgjegjës për çmimin Nobel për Paqe përfshiu në listë “japonezët që mbrojnë artikullin 9”. “The New York Times” ka shkruar se është e drejtë “t’i kërkojmë z.Abe të provoje se ky ndryshim nuk do ta kthejë Japoninë në një vend që ndez luftëra”.

Japonia ka treguar një sjellje shembullore gjatë shtatë dekadave të fundit si një shtet demokratik, i përgjegjshëm. Le të mos ngatërrohemi. Vetë aleatët e Abes e kanë avancuar me argumente kauzën për ndryshim të kushtetutës dhe normalizim të politikës së jashtme

Në janar të këtij viti, terroristët e “Shtetit Islamik” ekzekutuan gazetarin japonez Kenji Goto dhe një tjetër peng, Haruna Yukawa, duke e detyruar kryeministrin Abe të kërkonte shpagim.“Ky është një 11 shtator për Japoninë”, tha Kunihiko Miyake, ish-diplomat japonez me lidhje të ngushta me Kryeministrin. Pak pas kësaj ngjarje, pati fjalë në rrethet e afërta të Abes rreth nevojës për të çliruar forcat japoneze në mënyrë që të mbrojnë qytetarët e saj jashtë shtetit. E majta, si dhe një publik që anon kah pacifizmi(më shumë se gjysma e kundërshtojnë ndryshimin e kushtetutës japoneze) druhen se Japonia do të tërhiqen në luftëra periferike.

 

Por, ka çështje të strategjisë edhe më këmbëngulëse. Çka dëgjova së fundmi në Japoni është bash çka dëgjohet ditëve të sotme në Europën Lindore. Në një botë ku idealizmi Kantian përplaset me forcën brutale Hobsiane – ashtu siç thotë Leon Aron në rastin e Ukrainës, ku Perëndimi kërkon paqe ndërsa Putin triumf – Perëndimi duhet t’i marrë seriozisht sfidat që janë drejtuesit e vërtetë të realizmit të ri japonez nën administratën e Kryeministrit Abe. Ashtu siç një analist i shquar japonez më tha mua dhe kolegëve të mi: Çka Vladimir Putin po bën në tokë, kinezët po e bëjnë në ujë”.

Çfarë po diskutohet? Kina i ka drejtuar sytë kah Senkakut, një arkipelag me tetë ishuj të pabanuar në Detin e Kinës Lindore të kontrolluara nga Japonia. Kinezët e duan Senkakun për shkak të afërsisë me linjat tregtare dhe për rezervat potenciale të naftës dhe gazit. Kontrolli kinez mbi ishujt do të ofronte gjithashtu një barrierë për forcat detare amerikane, nëse Pekini do të vendoste për të pushtuar Tajvanin. Një faqe-online kineze e sponsorizuar nga qeveria, www.diaoyudao.org.cn, thekson pretendimet kineze ndaj ishujve duke shkuara prapa deri në shekullin e XV (kinezët i quajnë ishujt Diaoyu). Thënë ndryshe, Kina tashmë dërgon rregullisht anije në ujërat territorial të Japonisë. Në fakt, në nëntor 2013, kinezët themeluan “Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Detit të Kinës Lindore” që mesa duket përfshin ishujt Senkaku, që nënkupton se avionët që hyjnë në zonë duhet të dorëzojnë planin e udhëtimit dhe informacione të frekuencës së radios.

Sjellja e Pekinit nuk përfundon këtu. Gjatë një vizite në bazën ajrore japoneze në Okinawa, ne dëshmuam sesi një gjysmë-duzinë me avionë F-15 u ngritën për të gjurmuan një shkelje të paligjshme të hapësirës ajrore japoneze. Kjo, është kthyer në një përditshmëri për forcat ajrore japoneze. Javën e kaluar, u arritën lartësitë e niveleve të Luftës së Ftohtë.

Gjatë 12 muajve që i paraprijnë 31 mars, avionët luftarakë japonezë u ngritën 944 herë. Ky është numri i dytë më i madh i regjistruar gjatë një periudhë 12 mujore qysh prej regjistrimeve të filluara në 1958. E krahasuar, kjo është 500 herë më shumë se tre vitet e kaluar (shumica e shkeljeve vijnë nga avionët kinezë që operojnë në jug dhe Detin e Kinës Lindore, por edhe rusët s’janë pa gjë në rolin e tyre për të vëzhguar dhe intimiduar Japoninë në veriun e saj.

Japonia po përpiqet të ngrihet, nga një pasivitet paqësor në një aktivitet paqësor.  Para një viti e gjysmë, administrata e Abes miratoi, jo pa kritika të brendshme, një riinterpretim të Artikullit 9 që do t’i lejonte Forcave të Vetëmbrojtjes Japoneze të luftonin përkrah aleatët e Tokios në rast luftë. Në fillim të këtij viti, Japonia ka shpallur buxhetin e saj më të madh të mbrojtjes. 4.98 trilion yen ($42 miliardë), një shifër që është e vogël krahasuar me shpenzimet ushtarake të Kinës që kapin shifrën prej 112 miliardë dollarë.

Kur pyeta një gjeneral të Forcës Ajrore japoneze se çfarë kërkon Kina nga Japonia, ai më buzëqeshi e me tha: “Ka të bëjë me ju. Qëllimi kryesor është ta largojë SHBA jashtë Paqësorit dhe se kinezëve do t’u duhen rreth 2 ose 3 dekada për të arritur këtë nëse do të duan”. Ata nuk ka pse të presin gjatë. Pasiviteti ynë në Ukrainë dhe për të mundur terroristët në Lindjen e Mesme e kanë inkurajuar Kinën të testojë limitet tona në Azinë Lindore.

Javën e kaluar, Filipinet dhe Vietnami shprehën shqetësimin e tyre rreth krijimit të ishujve artificialë nga Kina për qëllime ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Kjo e shtyu presidentit Obama të vinte në dukje se: “Thjesht për faktin se Vietnami dhe Filipinet nuk janë aq të mëdha sa Kina nuk do të thotë se ato mund të shtyhen mënjanë.

Kështu qenka puna?

Kryeministri japonez,  Shinzo Abe me shumë gjasa do të na ofrojë një pikëpamje tjetër të bërrylave të Kinës kur të vizitojë Uashingtonin . Do të bënim mirë ta dëgjonim.

 

Autori është ekspert për çështjet politike dhe të sigurisë i Shkollës për Politike të Jashtme të Universitetit Georgetown dhe një nga drejtuesit e “Transatlantic Renewal Project”