Kryeministri Rama injoron shqiptarët e Amerikës

“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, në diasporë: “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”

 

 

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, qëndroi në një vizitë të gjatë disa ditore në Nju Jork, ku ai udhëhoqi delegacionin shqiptarë në Sesionin e 70-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditëve që ai qëndroi këtu është u takuar në takime bilaterale, në margjinat e OKB-së, edhe me homologët e tij, nga disa vende të botës, mirëpo, për dallim nga vizitat e paraardhësve të tij dhe politikanëve të tjer shqiptar, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, dhe liderëve të tjerë nga e gjithë bota, të cilët i shfrytëzojnë këto vizita, vjetore në Nju Jork, për t’u takuar dhe bashkëbiseduar edhe me komunitetet (shqiptarët e Amerikës), kjo i ka munguar kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama. Si në faqen zyrtare të Kryeministrisë, apo edhe në mendian shqiptare, që ka mbuluar vizitën e Kryeministrit Rama në Nju Jork, janë permendur pothuajse të gjitha takimet, por as gjekundi nuk është permendur dhe nuk jepet se ka pasur takim Kryeministri Rama në Nju Jork me APEN dhe çfarë është biseduar aty…!

Përsa i përket shqiptarëve të Amerikës, për të bër “kozmetikën” e takimeve të tij, me diasporën shqiptare, është permendur se ai është takuar me disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it( e cila është pjesë e qeverisë Rama në universitetin Harvard ), të cilët duhet thekusuar, se nuk janë përfaqësues të diasporës shqiptare dhe nuk kan asnjë mandat për të përfaqësuar shqiptarët e Amerikës. Rama, ka thënë se “Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, në marsin e vitit të ardhshëm në Tiranë”, por nu ka sqaruar se kush janë të interesuarit kur ai e injorojë rëndë diasporën në këtë vizitë, çka se ka bërë as në vizitën e parë dhe të dytë në Nju Jork, ku u takua edhe me një përfaqësi të Vatrës.

Mirëpo, ajo që të bie në sy dhe lë për të dëshiruar në këtë vizitë, është se: “Në një kohë që Kryeministri Rama, është takuar në Nju Jork, me disa grupe shqiptarësh, në dreka dhe darka private ( me dyer të mbyllyra dhe me njerëz që janë të përfolur në portalet shqiptare për aferat e tija në Nju Jork – mbi një bised të përgjuar për 200 milion dollarë (opozita.com), sidomos ai ka shfrytëzuar ato të grupeve të interesit, që mendohet se me Ramën kanë lidhje biznesi, me diasporën shqiptare nuk është takuar fare, madje edhe e ka injoruar atë.

Ndërsa, ai ka qenë i ftuar në fund të javës, që shkoi edhe takimin 7-të vjetor të organizatës APEN – një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork, e rreth saj – ku kjo organizatë pa ndikime dhe bindje politike, për çdo vit ftonë në një takim të gjithë liderit shqiptarë, për fatkeq ky takim është censuruar nga faqja e kryeministrit dhe shtypi proqeveritar i cili paraqiti vetëm “sukseset” e takimeve në Nju Jork, ashtu si e kontrollonin njerëzit e kryeministrit këtë vizitë, plot mistere me shqiptarët e Amerikës. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit të 7-të vjetor me liderit e nderuar organizuar nga APEN-i – takim ky i cili ka formën e një bashkëbisedimi ( vëllazëror ) me anëtarët e rrjetit të sipërmarrësve, jo vetëm gjatë komunikimit por edhe përgjigjeve të tij, nuk ka treguar aspak respekt, dhe që nuk janë në etikën e një lideri, por ai ka injoruar dhe “ofenduar” madje në një mënyrë skandaloze – të gjithë ata që e kanë pyetur Kryeministrin dhe prisnin përgjigje prej tij. Njësojë sikur ai përdor fjalorin e tij të pistë ndaj opozitës në Parlamentin e Shqipërisë.

“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit – në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”

Kështu, ka ndodhur në përgjigjen me pyetjen: “Se a ka kërkuar më shumë angazhim të shqiptarëve, që kanë lënë gjurmë në shtetet ku kanë vajtur dhe ku kanë ngritur karrierat e tyre profesionale? Rama, i është përgjigjur se: “Jeni mirë këtu në Amerikë, lerëni Shqipërinë, për ata që janë atje – rrini këtu se mirë jeni – këtu – s’keni çka me bërë atje ju nga diaspora” u përgjigj Rama.

Skandal i Kryeministrit Rama ka qenë edhe ofendimi i tij në përgjigjen që i jep e një studenteje të farmaceutikës: Asaj i ka thënë kryeministri Rama se “ndoshta ajo i ka marr ato hapa (ilaçet) që ajo i bën vet si faramaciste!”. Të pranishmit janë “shastisur” mbasi asnjeri nuk e kuptoi se çfarë donte të thoshte me këtë përgjigje Kryeministri i Shqipërisë. Ndërkohë, të befasuar kanë qenë të pranishmit edhe më atë shprehjen e zhargonit të “rrugëve”, që përdoret këtu në Amerikë, dhe, kur Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, i thotë njerit prej atyre që e pyesnin “Bullshit” një fjalë, kjo që vjen nga fjalori vulgar i anglishtes, që në shqip përkthehet “Çfarë mu…po flet”. Ky, thanë shumë nga pjesëmarrësit e këtij takimi ishte shumë larg nga dëshira e jashtëzakonshme shqiptarëve në SHBA , të cilët kan kontribuar në Shqipëri, dhe vendorigjinën e tyre, drejtpërdrejtë dhe prisnin një bashkëbisedim krejt ndryshe dhe me përgjigje inkurajuese dhe mirënjohëse të Kryeministrit të Shqipërisë , zotit Edi Rama, i cili së bashku me qeverinë e tij duhet të bëj më shumë që këta njerëz të suksesshëm të bëjnë investimet e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, dhe ato të mos jenë më investimet e shqiptarëve të Amerikës vetëm simbolike në Shqipëri dhe vendorigjinën e tyre.

Sepse, ndryshimi që kërkon Shqipëria dhe shqiptarët , zhvillimi dhe prosperiteti i Kosovës dhe viseve shqiptare, presin dhe janë gati të ftohen nga shteti mëmë – Rama duhet ta dijë se Shqipëria nuk mund të bëhet, pa prezencën dhe pjesëmarrjen edhe të diasporës – shqiptarëve të Amerikës.