Kryeministri Zaevi zbulon kabinetin e tij të ri në Maqedoni, 9 ministra shqiptarë

zaev-5001

Zoran Zaev zbuloi të dielën në mbrëmje përbërjen e kabinetit të tij, të cilin parlamenti duhet ta miratojë këtë javë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar të martën për zhvillimin e seancës. Postet kryesore duhet të ndahen midis Partisë Socialdemokrate të Zaevit, LDSM dhe partisë kryesore shqiptare etnike të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI. Ndërsa aleanca e udhëhequr nga LSDM, e cila ka vetëm 49 nga 120 vendet në parlament, ka caktuar 16 ministra, BDI, që zotëron dhjetë vende ka emëruar gjashtë dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tre deputetë, ka emëruar dy. Besa, partia e dytë më e madhe shqiptare, vendosi të mos bashkohet me qeverinë e re, por tha se do ta mbështesë atë në parlament. Dy partitë shqiptare dhe LDSM së bashku kontrollojnë 62 nga 120 vende në parlament dhe – me mbështetjen e jashtme të Besës – ky numër shkon në 67. Zëvendës kryetarja e LSDM Radmila Shekerinska do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski, do të jetë Ministri i ri i Brendshëm. Diplomati Nikola Dimitrov, një kritik i qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Nikola Gruevski, do të jetë Ministri i Jashtëm. Mila Carovska, nga LSDM, do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale ndërsa Dragan Tevdovski nga e njëjta parti do të jetë Ministri i ri i Financave. Renata Deskoska do të jetë ministrja e re e Arsimit ndërsa Ministria e Bujqësisë do të udhëhiqet nga Ljupço Nikolovski. Goran Sugareski do të jetë ministri i ri i transportit dhe Robert Alagjozovski do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës. Damjan Mancevski do të jetë Ministri i Informimit dhe Administrates. Aleanca e drejtuar nga LSDM gjithashtu caktoi shtatë ministra pa portofol, Koco Angjushev, Robert Popovski, Edmond Ademi, Adnan Kjahil, Samka Ibraimovski, Zorica Apostolovska dhe Zoran Sapuriç. Ndërkohë Hazbi Lika i BDI, do të jetë zv.Kryeministër i ngarkuar me Marrëveshjen Kornizë të vitit 2001 dhe Bujar Osmani do të udhëheqë proceset e integrimit evropian. Sadulla Duraku do të jetë ministri i ri i mjedisit, ndërsa Bulent Saliu do të jetë ministri i ri i drejtësisë. Kreshnik Bektashi do të jetë ministri i ri i ekonomisë, ndërsa Ramiz Merko do të jetë ministër pa portofol përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja. Aleanca për shqiptarët do të ketë dy ministra: Arben Taravarin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Suhel Fazliun në pushtetin lokal. Qeveria e re përballet me sfida të rënda të rindërtimit të institucioneve shtetërore, konsolidimit financiar dhe ndalimit të korrupsionit (BIRN).

Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë/Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se ambasadorja e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq, ka pasur bisedë korrekte më Ministrinë e jashtme të Maqedonisë, për praninë e diplomatit serb dhe oficerit të inteligjencës, Goran Zhivaleviq, gjatë dhunës në Kuvendin e Maqedonisë dhe se nuk është biseduar për masat kundër tij. Megjithatë Daçiq theskoi se është shumë interesant, siç kanë shkruar disa media, se në vendin e njëjtë ishin edhe përfaqësuesit e shërbimeve të jashtme të vendeve të tjera, por Maqedonia nuk i ka thirrë ambasadat e tyre. Mëtutje, ai theksoi se Maqedonisë nuk mund t’i pengojnë përfaqësuesit e Serbisë, e të mos e pengojnë ata amerikanë, gjermanë, francezë e të tjerë, raporton agjencia Beta nga Beogradi. “Ne do të përpiqemi t’i kemi raportet më të mira me fqinjët…por ashtu si sillen ata ndaj nesh, ne do të sillemi ndaj tyre”, tha Daçiq. Ivica Daçiqi tha se për lëvizjet e tij, Goran Zhivaleviq i ka njoftuar oficerët për lidhje të Maqedonisë.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>