Kryeparlamentari Meta pret Ministrin malazez: Stabiliteti i Malit të Zi, stabiliteti ynë

meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti ditën e djeshme Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje si strategjike për tërë rajonin. Kryetari i Kuvendit i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm z. Darmanović duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit fqinj. Meta u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se “stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes së paqes në tërë rajonin e Ballkanit ku të gjithë vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri tjetrin”. Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe vlerësoi rolin e z. Meta në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe në interes të avancimit të perspektivës euro-atlantike të të dy vendeve fqinje. Në këtë kuadër u vlerësua ratifikimi i menjëhershëm i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit qershor 2016. Në përfundim, z. Meta dhe z. Darmanović ndanë bindjen e përbashkët se forcimi i perspektivës euro-atlantike të të gjithë vendeve tona fqinje i shërben paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>