Kryetari i PD-së, Lulzim Basha replikon me Ramën lidhur me situatën e rëndë prej përmbytjeve

Basha: Rama ta zëvendësojë propagandën me ndihmë ndaj banorëve të përmbytur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka replikuar  me Edi Ramën lidhur me situatën nga përmbytjet. Basha duke marr shkas nga një postim i bërë nga kreu i Ramës në FB tha se  nuk ka asgjë spektakolare në zonën e Fierit ku banorët po përballen me fatkeqësinë e motit. Kreu i PD tha se Rama duhet ta lërë propagandën dhe të merret me hallet e familjeve të përmbytura.  “Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu. Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji. Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve. Po, ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar! Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”, theksoi Basha në faqen e tij në FB.

Përmbytjet, Vasili: Rama i papërgjegjshëm i bëri paratë rrush e kumbulla me palma

Për kryetarin e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili fajin për përmbytjet e ka Rama. Sipas Vasilit kryeministri është i papërgjegjshëm dhe se nuk ka bërë asnjë investim për kanalet kulluese, për hidrovoret apo për argjinaturat dhe digat. Në një status në rrjetet sociale, Vasili thotë se Rama është përgjegjës për këtë situatë, pasi paratë i investoi për palma në autostradë.

“Kryeministër i lodhur, qe broçkullit pa u lodhur. Situata shumë e rëndë e përmbytjeve kërkon zgjidhje të menjëhershme.  Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep. Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi…E gjithë bota ka faj. Ky s’ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet.

Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje.  Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa. Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër”, shkruan Vasili.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>