Kryetarja e LSI sulmon Ramën në 13 vjetorin e LSI: Qeveri e vogël dhe korrupsion i madh

kryemadhi

Monika Kryemadhi: “Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet më të demontuara, pavarësisht nga ajo që ne kemi rezultat në letër. Votuesit u përballën me një represion dhe polici të kriminalizuar . Grupi parlamentar do të jetë aktiv, me luftë politike, me iniciativa, me nisma politike sepse qeveria e re shqiptare nuk na le rrugë tjetër,  qeveri e vogël por jemi të bindur që do të ketë një korrupsion të madh”

 

Dita e djeshme shënoi 13 vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja Monika Kryemadhi, së bashku me deputetë të kësaj partie kishin vendosur që përvjetorin ta festonin duke mbjellë fidanë, pra me punë konkrete në dobi të qytetarëve, ashtu siç edhe kanë premtuar se do të bëjnë edhe në opozitë. “Këtë ditë ne e festojmë ndryshe nga ditët e tjera. E vëmë në shërbim të komunitetit dhe kjo është më e pakta që  mund të bëjë një parti politike. Në këto 13 vite, LSI-ja u rrit me të mirat e saj, me të rinjtë, me gratë, me sfidat dhe me vështirësitë. Sigurisht kemi gabuar, por kemi mësuar dhe në pozicionet që do të marrim shumë shpejt do të jemi më pranë qytetarëve dhe do t’u shërbejmë atyre”, tha Kryemadhi për mediat. Në vijim të deklaratës së saj, Kryemadhi nuk ka la sulmuar qeverinë e re të emëruar vetëm pak ditë më parë nga Edi Rama, duke shprehur bindjen se pavarësisht krijimit të një qeverie të vogël, korrupsioni do të vazhdojë të jetë i madh. Sipas saj LSI do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, ndërsa grupi parlamentar i sapo zgjedhur do të jetë jashtëzakonisht aktiv. “Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet më të demontuara, pavarësisht nga ajo që ne kemi rezultat në letër. Votuesit u përballën me një represion dhe polici të kriminalizuar dhe ata ia dhanë votën LSI-së. LSI-ja u rrit në përballje me një agresion kriminal. Grupi parlamentar do të jetë aktiv, me luftë politike, me iniciativa, me nisma politike sepse qeveria e re shqiptare nuk na le rrugë tjetër,  qeveri e vogël por jemi të bindur që do të ketë një korrupsion të madh dhe ne do të afrojmë një zgjidhje. Shqiptarët janë lodhur nga lufta egoiste e klasës politike; ata duan të kenë një Shqipëri të integruar”, theksoi Kryemadhi.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>