Kryetarja e ONM, Calavera: “Uroj që Vettingu të nisë në fillim të vjeshtës”

genoveva-ruiz-calavera-450x300-840x440

Më 19 Korrik Kushtetuesja shqyrton Vettingun/Gjykata Kushtetuese ka parashikuar seancën e shqyrtimit të Vetingut më datë 19 Korrik, pas ankesës për disa nene, nga Unioni i Gjyqtarëve. E ndërsa kjo pritet të ndodhë, kreu i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera thotë për Dojçe Velen se shpreson që Vettingu të nisë në shtator, ndërsa ndërkombëtarët janë gati për monitorim të imtësishëm të tij

Procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator. Të paktën sipas deklaratës së kryesueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera. Në një intervistë për Deutche Welle, ajo zbuloi se shtyllat e vettingut janë tre. Calavera shton se në këtë proces, roli i ndërkombëtarëve do jetë vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase.

“Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm. Procesi zhvillohet në tri shtylla të qarta: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive profesionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara dhe / ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.” – u shpreh Genoveva Ruiz Calavera. Kryesuesja e ONM tha se nuk mund të parashikojë një periudhë fikse se kur vetting-u mund të japë frytet e pritura, edhe pse është optimiste për ecurinë e tij.“ Kjo që thatë është shumë e drejtë, vettingu është aq i rëndësishëm për Shqipërinë saqë mund të konsiderohet një proces me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm. Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme, një herë e përgjithmonë, sundimin e ligjit në Shqipëri. Me pritshmëri të tilla, është e qartë, se sa më herët të fillojë procesi, aq më mirë do të jetë. Qytetarët e Shqipërisë kanë pritur tashmë prej një kohe shumë të gjatë; ata meritojnë një sistem gjyqësor ku gjithsecili prej tyre të ketë besim. Lidhur me nevojat/kërkesat kushtetuese dhe ligjore të bashkësisë ndërkombëtare për të monitoruar apo “shoqëruar” procesin, mund të konfirmoj vetëm se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty nga fillim i kësaj vjeshte. Megjithatë, për të qenë të qartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vettingut që janë ngritur tanimë për të kryer direkt rivlerësimin. Arritje të tjera konkrete tani varen nga shumë faktorë dhe është e vështirë të bëhen parashikime specifike lidhur për kohën se kur ato do të realizohen.

Unë vërtetë kam arsye të kem një perspektivë shumë optimiste, duke përfshirë edhe që shumë shpejt të shikoj vettingun të shkojë përpara,” –deklaroi Calavera.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>