Ku humbi Saimir Tahiri, ky limon i shtrydhur i Edvinit

Tregojnë se një njeri e kishte një nënë plakë të lodhur në shtëpi. Njeriu i shkretë nuk kishte njeri tjetër që t’i shërbente plakës dhe vet i duhej që të punonte për bukën e gojës. Një ditë, e gjeti plakën që kishte rënë në zjarr dhe ishte djegur tërësisht. Në kulmin e dëshpërimit djali i gjorë tha: “e kam ditë se një dreq ka me të ngrënë, po se po të ha kështu të pjekur nuk e kam ditur”. Me atë kokën përpjetë, se kishte zënë qiellin me dorë, e dinim se një djall do ta hante Sajën, po se po e hante të pjekur kështu, nuk dihej. Na ishte bërë si “fandi spathi” Sajmir Tahiri, çdo ditë dhe çdo orë zinte ekranet e Televizioneve duke reklamuar sukseset e policisë “në luftën kundër kanabisit”. Në kundërshtim me ligjin, për t’u dukur si dora më e fuqishme e Edvin Ramës, la në hije Drejtorët e Policisë së Shtetit. E shikonim Sajen në mes të policëve me maska dhe automatik në duar duke reklamuar Edvin Ramën se ata “po bëjnë shtet”. Saja, si i thonë fjalës, po fluturonte “me presh” edhe nga lavdatat e Edvin Ramës, që ngrinte në qiell “profesionalizmin” e policisë me në krye Sajën. Anipse dikush e quante Saje Qorri, jo vetëm për defektin natyral, por edhe pse Saje ishte mjaft i paditur. Kishte filluar shkollën e lartë në Itali për jurisprudencë, pasi kishte dështuar atje ishte regjistruar në Universitetin e Shkodrës dhe më pas, me njëmijë probleme, mezi e ka përfunduar në Tiranë. Por për Edvin Ramën nuk ka rëndësi shkollimi dhe as dituria në fushën përkatëse, se edhe vetë është i painformuar dhe i pashkolluar, me tre klasë të Institutit të Arteve për t’u bërë piktor edhe këtë kapërcim të shkollës e kishte të pamundur nga rrëshqitja psiqike për të cilën kurohej në vazhdimësi. Ishte Kristaq Rama që në pozitat e larta të hierarkisë së regjimit komunist, e ndihmoi që të merrte kartonin. Në këtë kontekst, vertetohet fakti se të paaftit bashkojnë rreth vetes njerëz të paaftë. Për 4 vite të qeverisjes së mbrapshtë të “Rilindjes”, sipas Edvinit, ministri më i suksesshëm i qeverisë ishte Saja. -Bravo çuna, -bërtiste Saja, sa herë që policia vriste ndonjë fakir-fukara në “aksionet”e saj të hatashme. Nuk kishte dalje publike që në krah të Edvinit të mos ishte Saja, mjaft kapadai, dukej si bishti i zgjatur i Kryeministrit. Duke ju bindur verbërisht padronit të tij, Saja në pozitën e Ministri të Brendshëm, e mbushi tej e mbanë Shqipërinë me drogë. Qindra hektarë me drogë u kultivuan anekënd Shqipërisë nën kujdesin e mbrojtjen e policisë së shtetit. Saje ishte duke bashkëpunuar me grupet kriminale që kultivonin dhe trafikonin lëndën narkotike për hesap të qeverisë dhe me urdhër të Edvin Ramës.-Ku është droga, si jeni me drogën, -u fliste njerëzve me ironi i sëmuri psiqik i “Rilindjes”, sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Nga ana tjetër dhjetëra tonelata me drogë kapej nga policia italiane për çdo muaj në brigjet e Italisë që trafikohej nga Shqipëria. Makina personale e Sajes ishte vënë në dispozicion të grupeve kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike dhe Edvini zgërdhihej me besnikërinë e Saje Qorrit. Edvin Rama po mbushte thasët me paratë e fëlliqura të trafikimit të drogës dhe Saja i gjorë po mendonte se tërë jetën do të ishte “ministër i brendshëm” dhe njerëzit do t’ja bënin me gisht rrugëve të Tiranës. Avionët e trafikantëve të drogës e kishin pushtuar qiellin e Shqipërisë,ku ditën për diell ngarkonin pa pushim drogë, drogë me tonelata dhe kur Berisha në Parlament ngrinte me shqetësim këtë fenomen të kobshëm për Shqipërinë, Edvin Rama zgërdhihej së qeshuri,”ato janë mushkonja o Sali”. Mediat ndërkombëtare po mbushnin faqet e lajmeve “për Shqipërinë si Kolumbi në mes të Europës”, Edvin Rama bënte rolin e strucit afrikan sikur asgjë nuk po ndodhte. Bashk me drogën, e zeza e Shqipërisë po vinte me planet e Edvin Ramës që parat e fëlliqura të drogës t’i vinte në funksion të vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votës së shqiptarëve, në dhunimin e lirisë dhe të demokracisë. U bënë eksperimentet e para në Korcë, Dibër, Kolonjë etj., ku rezultoi se paratë e drogës e bënë efektin e tyre, duke blerë pushtetin e pa merituar. -Oreksi vjen duke ngrënë-,thonë latinët. Edvin Rama dhe shërbëtori i tij i bindur Sajmir Tahiri, e vazhduan edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal duke u bërë shkak për destabilizimin edhe të vendeve të tjera të rajonit edhe më gjërë në Europë. Policia e shtetit u vu tërësisht në mbrojtje të fushave të mbjella me Kanabis Sativa.Ajo e humbi detyrën e sajë kushtetuese në mbrojtje të rëndit dhe qetësisë publike. Kurba e krimit pësoi ngjitje të pa para në këto vite të postkomunizmit. Ishte një polici tërësisht politike në shërbim të pushtetit. Po përgatitej krimi më monstruoz që ndodh vetëm në vendet totalitare komuniste si në Korenë e Veriut apo gjetkë akoma,po përgatitej krimi elektoral i vjedhjes dhe manipulimit të votës në zgjedhjet e 25 Qershorit. Eshtë mjaft për t’u çuditur se përpara këtij realiteti të hidhur kundër demokracisë,institucionet ndërkombëtare që monitorojnë proceset demokratike në Shqipëri e ulën kokën sikur asgjë nuk po ndodhte. Për të mbrojtur të drejtat e një grushti homoseksualësh ata ngrinin zërin “për liritë dhe të drejtat e njeriut”, ndërkohë për katastrofën që po pësonte demokracia në Shqipëri, asnjë fjalë. Ata nuk dinin gjë! A mos vallë kjo drogë e mallkuar, era e saj e hazdisur u mori njerëzve mendjen? Dhe Saja krekosej se ai ishte faktori vendimtar që po i siguronte pushtetin Edvin Ramës me terrorin policorë kundër popullit. Zgjedhjet farsë mbaruan me turp. Edvinit tani i duhej që të ndryshonte strategji. Të hidhte tej “limonat e shtydhur”, se ata ishin fajtorët që gjërat nuk shkuan ashtu si dëshironte ai.

Dhe kurbani i parë ishte Sajmir Tahiri. Ai u hodh në kosh si gjë pa vlerë. Në projektin e qeverisë “Rama 2”ai nuk figuronte në “shpatullën e pulës”. Si këngë e re me avaz të vjetër, Edvini projektoi një qeveri me disa çupërlina, si puna e Mrikë Kodhelit që i kërkonte llogari me ulurimë me pantallona të lëshuara “se ku ishin letrat higjenike”. Edhe Mrika megjith “besnikërinë” e sajë deri në përvujtmëri,e pësoj fatin e Saje Qorrit. Eshtë një qeveri e ndërtuar si e paaftë për të qeverisur, por vetëm t’i bindet verbërisht Edvin Ramës për interesat e tij mafioze të një klike kriminale që e ka zënë për fyti Shqipërinë,është një qeveri me bazë të gjerë bolshevike. Të gjitha ato çupërlina të zgjedhura nga Edvini dhe të gjithë ata servilë që ka grumbulluar rreth vetes në këtë qeveri farsë, duhet të kuptojnë se nga një njeri i pa besë dhe mafioz, delirant si Edvin Rama fatin e Sajës, Mrikës dhe co, do të pësojnë. Shqipëria po përjeton kohën më të zezë të historisë së sajë. Shqipëria po zbrazet. Në Shqipëri po mbetën vetëm plaka dhe pleq. Intelektualët po emigrojnë. Brezi i ri i Shqipërisë po ikin nga papunësia,varfëria. Shpresa për jetën është fikur “si kandili që s’ka vaj”.Vaj ,moj Shqipëri vaj.Po a kështu është katandisur Shqipëria që të mos ketë bijë e bija që i dalin zot.Po si është e mundur që një i krisur dhe eksiq nga koka t’a bëjë Shqipërinë fërtele?. Zoti mos e dhëntë që mëkatet e këtyre maskarenjve,të këtyre pinjollëve të diktaturës komuniste, ta pësojë Shqipëria jonë e vuajtur shumë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>