Kullat e Veliajt dhe grevistët e Zharrëzës, kartolina e zezë e Ramës

kullat

Viti politik po mbyllet me projektin për grabitjen 30 vjeçare të kryeqytetit si dhe me dëshminë se si lihen të vdesin protestuesit që s’janë dakord me vendimet e oligarkisë. I ashtuquajturi “Plan urbanistik” i Erion Veliajt është ëndrra e Edi Ramës me oligarkët e vjetër, të cilët duan një hipotekë korruptive për dekadat në vazhdim. Ndërkohë në Zharrëz të Fierit po shohim se si kapja e shtetit po çon drejt asgjësimit një popullsi, e cila s’ka rrugë tjetër përveç përplasjes me të korruptuarit në kryeministri

 

Ky vit i fundit qeverisës i Ramës, sikundër 3 të parët, po mbyllet me projektet korruptive të kryeministrit në dobi të interesave personale. Projekti për grabitjen e kryeqytetit vijon të mbetet prioriteti i bandës qeveri, ndërsa duke shfrytëzuar marionetën në bashki, Erion Veliajn, këto plane zhvatëse janë më lehtësisht të përvetësueshme. I ashtuquajturi “Plan urbanistik” i Erion Veliajt është ëndrra e Edi Ramës me oligarkët e vjetër, të cilët duan një hipotekë korruptive për dekadat në vazhdim. Ndoshta i pakënaqur nga miliardat e depozituara në llogaritë bankare të të afërmeve, klientëve, ministrave dhe vetë atij gjatë këtij mandati qeverisës, Edvini ëndrrën e tij në sirtar për t’i vjedhur shqiptarët edhe gjatë viteve që nuk do të ketë më postin aktual po e konkretizon me masterplanin e kryeqytetit, të cilin nëpërmjet marionetës Veliaj po e dorëzon në duart e klientit të tij, Stefano Boeri. Niveli i babëzisë së Edvinit është i papërshkrueshëm, sepse po e shpreh hapur. Edvinit siç duket nuk i mjaftuan 12 vite në krye të Bashkisë së Tiranës dhe katër të tilla në kryeministri për të përmbushur interesat e xhepit, ndaj edhe kërkon që të përfitojë prej mandatit abuziv që i veshi Erion Velisë. Masterplani i miratuar dje, ishte afera e radhës ndër aferat me taksat, çmimet, ndërtimet, koncesionet e parkingjeve, apo shoqëritë fantazmë të krijuara sa hap e mbyll sytë vetëm për të përfituar miqtë që e mbajnë të lidhur me pushtetin. Sipas ligjit, plani urbanistik 20 vjeçar duhet të ishte konsultuar, madje materialet duhet të ishin vënë në dispozicion të këshilltarëve të djathtë një muaj përpara sesa të bëhej aprovimi. Gjithçka ndodhi aty për aty, në një shfaqje me regji qendrore, ku Veliaj përmes letrave të firmosura e vulosura nga shefi i tij, Rama shpalli edhe masterplanin e betonizimit. Gjithçka kjo qeveri hajdutësh po përpiqet të bëj është përvetësimi sa të mundet i pasurive publike, packa se mund të shkelin mbi njerëz të pafajshmesh. E tillë është situata në Zharrëz të Fierit. Banorët aty po përjetojnë ferrin, ndërsa firma kineze për të përfituar sasira të mëdha nafte në kohë të shkurtër kryen operacione në thellësi të mëdha duke shkaktuar shpërthime nëntokësore. Kështu vetëm për muajt tetor-nëntor janë regjistruar rreth 900 lëkundje sizmike të ardhura si pasojë e shpimit me anë të shpërthimit me ujë teknologjik. Për këtë arsye prej 7 ditësh banorët janë futur në grevë urie, ndërsa vijon të mbetet mjaft problematike gjendja e tyre shëndetësore. Në gjithë këtë situatë delikate, ajo çka bie në sy është heshtja e varrit të qeverisë Rama, edhe pse problem i shfaqur prej kohësh. Banorët kërkojnë që kompania e naftës Bankers të ndërpresë punimet dhe të dëmshpërblehen për dëmtimet që u janë shkaktuar në banesa nga dridhjet e tokës të stimuluara nga Bankers. Në fakt  reagimi qeveritar mungon, pasi qeveria është e përlyer në këtë histori. Milionat që ka marr si ryshfet e bëjnë memec të reagoj në këtë situatë ku në lojë është jeta e banorëve të disa fshatrave. Kjo panoramë e zymtë është kartolina e Edvinit për fundvit për shqiptarët. Me një qeveri bandë, që për diplomë mbajnë vrasjet, përdhunimet, ryshfetet, shqiptarët prekën fundin. Në kësi situate shqiptarëve u mbeten zgjedhjet e 18 Qershorit alternativa e vetme për të hedhur në kazanë këtë çorbë të gatuar nga Edvini.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>