Kultivimi i kanabisit/Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj inspekton nga ajri disa zona

demiraj

Raportimet e vazhdueshme për qindra kilogramë drogë të sekuestruara në kufirin me Greqinë dhe dhjetëra parcela të zbuluara në zona të ndryshme të vendit nga policia, duket se kanë bërë që shqetësimi për kultivimin e kanabisit të marrë përmasa vërtet serioze. Kështu ditën e djeshme ka qenë vetë ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i cili ka kryer një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndëve narkotike. Inspektimi i ministrit u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar, ndërsa u njoftua se nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë edhe nga raportimet që ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve te izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar. Gjatë fluturimit me helikopter ministri Demiraj ka bërë itinerarin Tiranë – Krrabë – Elbasan – Cërrik – Bregu i Lumit të Vlorës – Gjirokastër dhe kthim. Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet plotësisht.

Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, kishin fshehur 200 kanabis/ Policia greke ditën e djeshme ka arrestuar tre shtetas shqiptarë nën akuzën e futjes dhe fshehjes së rreth 200 kilogramë kanabis në territorin grek. Mësohet se tre të rinjtë, të moshës 19, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës. Sipas policisë në vendngjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë. Gjithashtu vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë akt kriminal.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    09/07/2017 at 04:17

    Fjala e pare ne cdo faqe gazete, lajme e biseda midis njerezve ne vend e jashte vendit, ku banojne shqiptare, eshte droga shqiptare, e cila mbuloi gjithe vendin, ku nismetaret ishin qeveritaret socialiste te “RILINDJES”, mafia e organizuar, e cila kishte bere nje plan te mirefillte per te mare serish pushtetin, po si nuk foli askush per kete turp kombetar qe e coi popullin ne kete gjendje, ku cdo dite jane vrare me dhjetera djem nenash, te cilet ishin perfshire ne kete krim qeveritar, te dirigjuar nga kryeministri I avioneve dhe I anijeve me kater motore, te cilet niseshin ne terrin e nates nga te gjitha pikat kryesore te detit JON e ADRIATIK, ku ruheshin nga bandat kriminale, te cilat paguheshin me qindra e mijera euro, pastaj filluan te kapen nga policite e vendeve fqinje, pas alarmit qe u be nga mediat e huaja se bashku me ato vendase, te cilat kishin sinjale se dicka nuk po shkonte mire, kishte filluar tregetia e droges nga grupe te strukturuara qeveritare, te cilat nuk pranuan asgje ne fillim, duke ironizuar cdo te dhene, pikerisht nga kryeministri, I cili I quajti mushkonja avionet qe hynin e dilnin ne pikat e ngritura nga ai vete ne bashkepunim me mafian e organizuar, vetem ky argument dhe aktivitet I paligjshem, e ben kryeministrin dhe te gjithe ata qe behen pale me te, te japin doreheqjen dhe t’i dorezohen drejtesise, pse drejtesia nuk vepron ne kete rast, ku ka bere vaki ne boten e qyteteruar, nje fakt si ky, e te mos ndeshkohen ata qe kane pushtetin, kush duhet sipas tyre per kete qe po ndodh ne Shqiperi? deri kur populli do heshte dhe drejtesia nuk do veproje, cfare duhet te prisni me? Apo kur t’ju vrasin bandat, kur t’ju zhdukin njerezit, femijet, vajzat dhe motrat, grate, atehere do jete vone, mos lejoni t’ju nenshtrojne me, t’ju neperkembin, t’ju marin nderin dhe t’ju thithin gjakun, kur do mendoni per veten tuaj? Kur do keni mundesi te punoni? A e dini se do vije nje dite qe do dilni ne pension? Cfare do hani? Me cfare do jetoni? E pra thirini mendjes dhe beni zgjedhjen e duhur, nuk eshte turp te protestosh per te drejtat e tua, bejeni sa nuk eshte vone, ndryshe do vuani dhe do t’ju shkelin me kembe ata qe ju mashtrojne dhe tallen cdo dite me ju duke bere estrade e duke ju treguar kusia e tepsia, ju tregoini punen, nderin, rrugen e turpit dhe drejtesine, se ndryshe nuk ikin ata nga embelsira e asaj tepsie, ate tepsi e rrotullojne gjithmone, sepse ajo nuk ka faqe, ashtu si dhe ata nuk kane, njerezit me nder e dinjitet, kane faqe dhe moral, gallata e kryeministrit eshte per ata qe jane injorante, sepse ata nuk dine se cfare eshte drejtesia, ndershmeria, puna dhe kultura, pa to je nje hic gje ne bote.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>