Kultura shqiptare gëzon mbështetje institucionale në Maqedoni  

kultura

Kultura shqiptare në vendin tonë, pas shumë e shumë vitesh më në fund trajtohet institucionalisht. Publikimi i rezultateve për financimin e projekteve kulturore nga ministria përkatëse – Ministria e Kulturës e RM-së,  e dëshmon se 2018 -ta, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, do të jetë viti i realizimit të qindra projekteve kulturore shqiptare, të cilat gëzojnë tashmë  mbështetjen, financimin e shtetit – Ministrisë së Kulturës.

Shoqata jonë, Shoqata për kulturë “Tradita” dhe Klubi letrar “Metafora”, në programin vjetor kanë parashikuar realizimin e disa veprimtarive, shënimin e përvjetorëve të poetëve  dhe artistëve të njohur,  mbajtjen e  orëve letrare, organizimin e tribunave, debateve, konferencave shkencore, etj.

Mbështetja institucionale  e Ministrisë së Kulturës  për  edicionin V “Lidhja na bashkon” që do të mbahet  më 10 qershor 2018, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ndarja e Çmimit Kombëtar “Ali Vishko” (të themeluar nga shoqata jonë), për botimin e punimeve shkencore “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”, mundëson realizimin e  plotë dhe  të suksesshëm  të projekteve tona.

Ndaj, ne  anëtarët, veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës për kulturë “Tradita” , u shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë,  Valmir Azirit – Sekretarit shtetëror dhe anëtarëve shqiptarë të të gjitha komisioneve, të cilët me profesionalizimin e tyre përzgjodhën projektet tona letrare – artistike  që do të vihen në skenë për publikun vendas dhe jo vetëm.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>