Kumbaro sulmon Ramën

kum

Teatrin bingo e ktheu një kontratë e nënshkruar nga ish ministri i Kulturës, Edi Rama, në kohën kur nisi ideja e çmendur për ta shembur godinën kryesore nga gjoja “rreziku i zjarrit”.

 

Në një letër të hapur drejtuar para dy ditësh aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, ministrja e Kulturës, Mirel Kumbaro, e thumbonte atë se nuk kishte folur kur teatri u kthye në bingo. Sikur të ishte detyrë administrative e z.Ndrenika menaxhimi i hapësirës së teatrit, zj.Kumbaro kujtonte se me këtë “gjetje” e çoi debatin në një stacion interesant.  Pa u thelluar fare në argumente, por vetëm në shtjellimin e idesë së vjetër se godina e teatrit nuk bën më dhe se na duhet një pallat që ta sjellë në terezi gjendjen, Kumbaro nxori në fakt një nga fajtorët që i dha privatit për ta bërë bingo, një hapësirë jo të vogël të teatrit. Siç dëshmon një dokument i bërë publik nga regjisori Kastriot Çipi, kontrata e qirasë është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Edi Rama, me një subjekt privat, pikërisht më 1.6.1999, në ditën e festës së fëmijëve. Sipas kësaj logjike, i bie që ose ministrja e sotme sulmon ministrin e vitit 1999, ose nga budallallëku tha një fakt apo dënoi një dukuri.

Ideja e shembjes së godinës së teatrit dhe e miratimit të ligjit të ri, nuk janë të reja. I takojnë viteve 1999-2000, pra kohës kur ishte Edi Rama ministër, pikërisht asaj kohe, kur ai hyrë në konflikt me gjithë komunitetin e artistëve. Rama në atë kohë kërkonte lidhjen e kontratave të artistëve, duke i konsideruar ato jo si vlera kombëtare, por si punëtorë skene. Po ashtu, ai mbrojti idenë e shembjes së godinës sepse ajo rrezikohej nga zjarri. Ramës as nuk e hante meraku për zjarrin, por për të ngulur ndonjë kullë në vendin aq të lakmuar ku është teatri. E, në atë kohë, si këshilltari kryesor i Ramës ka qenë pikërisht vëllai i ministres së sotme.

Konflikti i sotëm mbi teatrin, nuk është gjë tjetër veçse zgjim i një konflikti të vjetër, zgjim i një krimi që nuk u ekzekutua në atë kohë. Ministri i atëhershëm sot është kryeministër. Budallallëkun kërkon ta çojë deri në fund.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>