Kurbani i CEZ-it në derë të Ramës

rama kurban

 

 

2 vjet shpërdorime dhe vjedhje qeveritare zbardhin sjelljen hajdute të kabinetit të kryeministrit. Edi Rama nisi një skenar padish që shihnin si fajtorë faktorë jashtë PS-së, por dokumentet zbulojnë autorësinë e kryeministrit në një aferë që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 600 milionë euro. Dosja-kurban rrezikon shkatërrimin e mandatit 4-vjeçar, por edhe rrënimin e një aleance politike që s’ka lidhje me një aferë që i çon gjurmët deri në Bruksel, tek Komisioni për Zgjerimin e BE-së

 

Çdo shqiptar është gjobitur me 1200 euro për shkak të marrëveshjes korruptive të Edi Ramës me kompaninë çeke ndërsa numërohen dhjetëra të vetëvrarë, më saktë të shtyrë drejt vetëvrasjes ngase nuk kishin që të paguanin një këst prej 30 mijë lekësh të vjetra. 800 milionë dollarë iu falën CEZ-it, nga një marrëveshjeje po kontrate korruptive që nisi nga një pazar që u mbivendos mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky pazar e ka zanafillën para se Rama të vinte në pushtet, kur në selinë e Partisë Socialiste asokohe në opozitë, hynin e dilnin persona të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht me lidhje të ngushta me kompaninë çeke.

Në sagën e aferave korruptive të Edi Ramës, kjo me CEZ-in shënon klimaksin dhe përbën mega-aferën që jo vetëm që e ka çuar Shqipërinë në errësirën e një depresioni vetëvrasës, por në një kolaps të sistemit të energjisë. Nxitimi i Ramës për të mbledhur sa më shumë para nga shqiptarët, duke u prerë energjinë të varfërve e duke i shtyrë ata drejt vetëvrasjes ka vetëm një burim: marrëveshjen korruptive me CEZ-in. 800 milionë jo vetëm që iu vodhën shqiptarëve, por u janë marrë për së dyti nga fushata terroriste e OSHE-së për të kompensuar këtë mega-vjedhje. Kjo është një marrëveshje e cila shkel çdo parim kushtetues, çdo parim të jurisprudencës kombëtare e ndërkombëtare dhe ka cenuar interesin kombëtar, një marrëveshje e cila është denoncuar nga juristët më të mëdhenj të Europës, si marrëveshje korruptive. Sakaq, kjo marrëveshje bëri që llogaria me fatura prej 800 milionë euro t’i falen CEZ-it kundër 200 milionë euro që i kishin borxh atij institucionet shqiptare, pra nga 1 miliardë, 200 milionë kishin borxh ndaj CEZ-it, 800 milionë kishte borxh CEZ-i ndaj qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare, doganave shqiptare, sipërmarrjeve shqiptare, tatimeve shqiptare dhe një marrëveshje në mungesë të plotë transparence. Por, ligji i miratuar në parlament nga Edvini ka një klauzolë që ia kalon edhe “kontratës me djallin”. Në një nen të këtij ligji ku i falen 800 milionë ÇEZ-it përcaktohet shprehimisht përjashtimi nga ndjekja penale e personave të përfshirë në aferën e CEZ-it. Kjo marrëveshje, siç duket qartazi nga ky nen, dëshmon për përmasat korruptive dhe për qasjen anti-kushtetuese të kësaj marrëveshjeje. Pikërisht, aty ku” ligjërohet” vjedhja e shqiptarëve, po aty ligjërohet kriminaliteti i personave të lidhur me këtë aferë

Të gjithë këtë mega-korrupsion Edi Rama ka kërkuar ta fshehë duke nisur një aksion kinse për të sjellë formalitet në sektorin e energjisë. Është po e njëjta taktikë që po përdoret edhe me aksionin kinse për të sjellë formalitet në ekonomi. Pra, ashtu siç po mbulohet vjedhja prej 160 milionë dollarësh nga kontrabanda dhe evazioni qeveritar, ashtu po mbulohet vjedhja e 800 milionëve duke përdorur aksione të ambalazhuara me etiketën e “reformës”. 800 milionë dollarë, për një Shqipëri me një buxhet prej 5 miliardë dollarë përbën një shumë katastrofike, një korrupsion i atillë që ka tronditur themelet ekonomisë dhe jetës sociale në vend. Edi Rama është për t’u çuar në Hagë për këtë vjedhje.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>