Mësojeni njëherë e mirë, kjo është pesha juaj ideale sipas gjatësisë që keni

Premte, 27 July 2018 18:15

Të arritur peshën ideale dhe të mbajturit atë mund të jetë një nga sfidat më të vështira në ditën e sotme (sigurisht për ata njerëz që vlerësojnë mënyrën si duken dhe u intereson shumë pamja e jashtme) sepse ka dhe nga ata që kanë gjetur paqen me trupin e tyre dhe para shëndetit nuk u interesojnë as format e as muskujt e tonifikuar. Megjithatë pesha ideale përcaktohet nga një sërë faktorësh si stili i jetesës, metabolizmi, gjenet etj. Ndonës problemet me peshën ( si nënpesha ashtu dhe mbipesha) shihen nga shumica e njerëzve më tepër si estetike, ato duhen marrë seriozisht pasi kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me shëndetin dhe sëmundjet si diabeti, problemet me zemrën, kolesterolin, kancerin etj.

E gjatë 1.57 Trup i vogël 46-49 kg, trupi mesatar 49-53 kg, trupmadhe 53-59 kg
E gjatë 1.60 Trupi i vogël 47-51 kg, trupi mesatar 49-55 kg, trupmadhe 53-60 kg
E gjatë 1.62 Trup i vogël 48-52 kg, trupi mesatar 51-57 kg, trupmadhe 54-62 kg
E gjatë 1.65 Trupi i vogël 50-53 kg, trupi mesatar 53-59 kg, trupmadhe 56- 65 kg
E gjatë 1.67 Trup i vogël 51-55 kg, trupi mesatar 54-61 kg, trupmadhe 58-66 kg
E gjatë 1.70 Trupi i vogël 53-57 kg, trupi mesatar 56-63 kg, trupmadhe 60-68 kg
E gjatë 1.72 Trup i vogël 55-59 kg, trupi mesatar 59-64 kg, trupmadhe 62-69 kg

Ushqimet që duhet të hani për të ruajtur peshën normale.

1.Trupi drejt : Edhe pse femrat që kanë këtë formë trupore, karakterizuar nga ije të ngushta dhe linja të kraharorit dhe gjoksit të padefinuara, rrezikojnë më pak të shtojnë peshë, duhet të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor. Shtoni në shportën tuaj të konsumit ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 si p.sh bajame, arra, kikirikë, vaj ulliri, avokado, salmon etj, gjithmonë në sasi të moderuar.

2.Trupi në formë molle:Vajzat dhe gratë që kanë trup në formë molle janë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e barkut. Por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi dhjami i depozituar në këtë pjesë të trupit digjet më shpejt sesa dhjami në kofshë dhe vithe. Shtoni në shportën tuaj të konsumit të përditshëm agrume si portokalli, qitroja, limoni dhe mandarina, perime jeshile të stinës spinaqi, lakra, preshtë dhe qepët e njoma, si dhe nënproduktet e qumështit djathë, qumësht dhe kos.

3.Trupi në formë dardhe:Trupi në formë dardhe është lehtësisht i identifikueshëm pasi karakterizohet nga ije dhe vithe shumë të gjera krahasuar me bustin dhe gjerësinë e shpatullave. Femrat me trup dardhë e kanë më të vështirë të humbasin peshë, e njëkohësisht kanë edhe fatin e keq të fitojnë peshë lehtësisht. Shtoni në dietën tuaj sa më shumë smoothie me spinaq, mollë jeshile, fara liri, fara çia të cilat detoksifikojnë trupin dhe heqin toksinat. Përpiquni të evitoni sa më shumë kripën dhe sheqerin, si dhe proteinat shtazore. Në tryezën tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë drithërat integrale, mish ii bardhë i pulës dhe produktet e detit.

4.Trupi ‘’ora e rërës”: Ky është trupi që do të dëshironte çdo femër pasi karakterizohet nga bel i hollë, kurse legeni dhe busti janë të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.Femrat që kanë trup ”orë rëre” paraqesin më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura në antioksidantë si qershi, shegë, domate, luleshtrydhe, panxhar, karota etj. LIVING

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Filmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktualitet

Filmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar Sulejman Dibra. Mësohet se aktori Dibra ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak. Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në...

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Bota Shqiptare

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Është vlerësuar të paktën një milionë euro në muaj, fitimi i 20 agjencive bastesh të sekuestruara në provincat e Catanias, Siracuzas, Caltanissetta dhe Ragusas në kuadër të hetimeve rreth mafies...

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!