Me “qimen e derrit”. Ja 7 personat më të pafat në botë

E mërkurë, 12 September 2018 18:07

Caught in the StormNuk po themi që keto janë njerëzit më të pafat në histori; e dimë shumë mirë që bota është e mbushur me fëmije që vdesin urie dhe me viktima nga kanceri. Por ndonjëherë bie rasti të shikosh dikë me fat aq të keq sa që mundësitë për të rastisur me atë person janë 1 në 1 milion. Aq sa të bëjne të dyshosh mos janë të mallkuar. E kemi fjalën për njerëz si…

Jason and Jenny Cairns-Lawrence

Të Pafat sepse: Janë sulmuar nga terroristët më shume here se personazhi i filmit Die Hard (John McClane).

Nuk ishin vetëm Nju Jorkezët që u traumatizuan nga ngarjet e 11 shtatorit. Turistë nga e gjithë bota do kenë qen në Amerike atë ditë, të shpërndare nëpër shtete të ndryshme, si c’do ditë tjetër. Turistë si cifti Anglez Jason dhe Jenny Claims-Lawrence, të cilëve pushimet ju ndërprenë nga sulmi terrorist më i frikshëm në histori, duke përjetuar horror të papërsëritshëm.

Të papërseritshëm? Jo, sepse 4 vjet më vonë, në 7 Korrik 2005 ata ndodheshin në Londër, gjatë sulmit më të frikshëm në historinë e anglezëve. Një seri bombash shpërthyen në stacionet e trenave nëntoksorë ku u vrane 52 njerëz. Besoj se ketu cifti e kuptoj se ishin të mallkuar ose ndoshta ishin pjesë, pa e ditur, të një filmi aksion. Nju Jork dhe Londra sic e dini janë qytete gjigande dhe mundësitë për një ngjarje të tillë për një familje janë shumë të rralla. Po për të tretën herë sa janë mundësitë që të ndodheshin në një sulm tjetër terrorist? Ok, duket e pabesueshme por cifti tre vite më vonë niset për pushime në Mumbai, qyteti ekzotik i Indisë. Atje ata panë sulmin më të madh në histori (të indisë) ku sulmi terrorist vrau me qindra persona. Cifti refuzoj ti nderpresë pushimet kësaj here.

Violet Jessop

Pa fat sepse: Për pak sa u mbyt….në tre raste të ndryshme, në anije qe po fundoseshin.

Tradicionalisht, kapitenët e anijeve e kanë quajtur si fat të keq praninë e një femre gjatë drejtimit të anijes. Femrat, thuhej, zemëronin detin. Ndërsa në të kundërt, thuhet që, në qoftë se femra ështe e zhveshur, e qetëson detin. Ah, sikur Violet Jessop të zgjidhte mënyrën e dytë, ndoshta tragjedia e Titanikut do të shmangej.

Historia e Jessop-it nuk fillon me Titanikun. Fillon me anijen motër të Titanikut, ‘The Olympic’. Në 1911 Jessop ishte shërbyese në anijen luksoze Olympic. Ne 20 Shtator 1920, Olympic u përplas me një anije luftarake Britanike. Asnjë person nuk u dëmtua por kjo mjaftonte që zonja Jessop të shkonte tek një linjë tjetër, që nuk fundosej kaq lehte. Fjala është për Titanikun.

Dihet historia e Titanikut, të gjithë e kemi pare filmin. Ju po mendoni, c’punë ka fati i keq në këtë mes. Dy aksidente me anije është normale. Prisni, nuk ka mbaruar historia e Zonjës Jessop. Ajo hipi në një nga varkat shpëtuese të Titanikut duke u larguar nga fundosja e anijes. Në 1916, pasi bëri një pushim prej 5 vitesh, Jessop filloi punë si infermiere në anijen Britanic. Sigurisht që edhe kjo u fundos. Ajo edhe kësaj herë arriti të mbijetojë. Violet Jessop vdiq si pasojë e pushimit të zemrës në 1971. U “varros” në det.

Robert Todd Lincoln

Pa Fat sepse: Njihte disa president Amerikanë, dhe të gjithë u vranë.

Todd Lincoln, djali i Abraham Lincoln. Ai ishte vetëm 21 vjec kur babai i tij u vra. Më vone ai vazhdoi karrieren në politikë si i ati dhe arriti të bëhej ‘Sekretar i Luftës’ nën udhëheqjen e presidentit James Garfield. Në 1881, vetëm 4 muaj pas marrjes se këtij posti, Garfield e ftoi Lincoln-in në një eskursion për në New Jersey. Disa momente pasi hypën në tren, Garfield u vra mizorisht.

‘Vdekja’ mori pushime për afro 20 vite deri kur i erdhi sërisht për vizitë djaloshit 21 vjecar. Lincoln ishte i ftuar nga Presidenti William Mckinley në Bufalo, New York. Me sa duket McKinley ishte objektiva tjetër e ‘vdekjes’. Kur ai ishte duke dhënë një fjalim, ai u qëllua me pistoletë nga një person duke e lënë të plagosur rëndë. Lincoln, personalisht nuk ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje, por ishte në dhomë dhe degjoi të shtëna. McKinley vdiq pas 8 ditësh nga plagët e marra.

Duke e ditur se u sillte vetëm fat të zi presidenteve, ai me pas refuzoi c’do ftesë qe i vinte duke nënkuptuar: “se ai sjell vetëm fatalitete presidentëve kur ai është pranë tyre” ose në fjalë të tjera “Ik pir**uni, në qoftë se shkoj, do të vdisni”

Ann Hodges

Pa Fat Sepse: U godit nga një meteor.

Në mbasditen e 30 Nentorit 1954, Ann Hodges ishte duke pushuar në divanin e saj. Pa e kuptuar një meteor ishte duke rënë drejt saj. Meteori u fragmentua në tre pjesë gjatë rënies. Një nga pjesët goditi Anën në pjesën e legenit. Por kjo mund ti ndodhte c’dokujt apo jo?

Në fakt, jo. Ajo është e vetmja person e goditur nga një meteor. Nuk ka asnjë incident tjetër të regjistruar. Fati i saj ndryshoj kur ajo kuptoj se në dhomën e saj ndodheshin fragmente të meteorit që e goditi. Kjo do të thotë dhe fitim monetar. Dhoma e saj u bombardua nga turma njerëzish që ishin kurjoz të kishin pjesë te meteorit.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të cilat ecin me teorine ‘në qofte se goditesh nga dicka e shtrenjtë nuk e bën atë pronën tuaj’ e morën meteorin me helikopter. Bashkëshorti i Mrs Hodges, mori një avokat dhe e tërhoqi meteorin përsëri. Me aq shumë vëmendje dhe strese nëpër gjyqe, ata vendosën ta dhurojnë meteorin në muzeun e Natyrës në Alabama.

Roy Sullivan

Pa Fat sepse: U godit nga rrufeja 7 herë.

Statistikisht për t’u goditur nga rrufeja shanset janë 1 në 3000. Kështu që për tu goditur 7 herë është 1 në 22,000,000,000,000,000,000,000,000 (septillion)

Gjithsesi këto shanse nuk dalin per Roy Sullivan. Ai ishte një roje në parkun kombëtar Shenandoah. Shkencëtarët hedhin teorinë se qëndrimi i Roy-t në park, në një zonë të prirur ndaj vetëtimave ishte problemi i tij. Ndërsa ne mendojmë se ai ishte një X-Man i pazbuluar me superfuqi.

Roy u godit për herë të parë nga rrufeja në 1942 kur ai ndodhej në një kullë për të vëzhguar parkun. Vetëtima e goditi në këmbe duke u shkarkuar jashtë gishtit të këmbës, si rezultat hoqi me forcë thojin e gishtit të këmbës. Roy u godit gjithashtu duke ecur përgjatë një mali, në peshkim, dhe në një barakë. Duhet të shqetësohesh mos ka dicka që nuk shkon kur goditesh edhe brenda ndërtesave.

Në një rast flokët i’u dogjën dhe ai filloi të mbante një enë me ujë kudo që shkonte. Tre vjet më vonë, ai sërisht u godit nga një rrufe në thembër. E dimë me siguri që thembrat nuk marrin flakë, uji që ai mbante ishte fare i padobishëm. Edhe gruaja e tij u përfshi nga fati i zi. Ajo u godit bashkë me të kur ishin duke varur rrobat në një tel prej metali. Gjërat u qetësuan për dy vite, por në goditjen e gjashte Roy u përpoq t’i shmangej reve qe ai mendonte se e ndiqnin gjatë gjithë kohës. Gjithsesi rrufetë nuk e mposhtën atë. Roy Sullivan, fatkeqësisht vrau veten në moshën 71 vjecare, për një grua që ai donte.

Jeanne Rogers

Pa Fat sepse: Pak a shume cdo gje

Jeane Rodgers jetoi si në një telenovelë. Ajo nuk është goditur nga rrufete aq here sa Roy por ajo është goditur të paktën dy herë. Kur ajo ishte 18 vjece, ajo ra në oqean ndërkohë që po shkrepte fotografi me shoqen e saj në një anije. Shoqja e saj vrapoi për të kërkuar ndihmë por u rrëzua dhe humbi ndjenjat. Pasi erdhi në vete, shoqja e Rodgers arriti të bind kapitenin të kthente anijen dhe të ndihmonin vajzën.

Vite më vonë, Rodgers po shëtiste në një rrugë me djalin e saj i cili bertiti: “Mami, shife zogun”, në këto momente një lakuriq nate e kapi atë prej flokësh. Ajo në panik, filloi të bërtiste dhe të trokiste nëpër dyert e c’do shtëpie që gjëndej pranë. Të bërtiturat e hutuan lakuriqin e natës duke bërë ë ai të urinonte mbi flokët e saj dhe të tërhiqte akoma më fortë flokët. Nje mikeshë e afërt i dha Rodgers cëlsat e makinës në mënyre që ajo të shkonte vetë tek veterinaria.

Gjërat e tjera të pafata që i ndodhën Jeannes ishin gjëra të zakonshme si për shembull; është grabitur në rrugë, është qëlluar me armë zjarri, është shtrënguar prej fyti. “Vdekja nuk më frikson, por të jetoj më frikson më shumë” ka thënë Jeanne.

Tsutomu Yamaguchi

Pa fat sepse: Vetëm dy qytete janë shkatërruar nga bomba atomike. Ky njeri ka qene në të dy rastet.

Tsotomu Yamaguchi ishte në një udhëtim pune në Hiroshima ditën e 6 Gushtit 1945. Sapo zbriti nga tramvaji, një bomb atomike shpërtheu afërsisht 2 milje larg tij, duke shkatërruar c’do gjë përreth. Daullet e veshit ju dëmtuan rëndë dhe përkohësisht u verbua nga sytë, Tsotomu Yamaguchi nuk kuptoj se çfarë kishte ndodhur. Pasi kaloi një natë në një vend strehimi ai vendosi që Hiroshima ndoshta nuk ishte vendi më i sigurt për të bërë biznes, kështu që u kthye në shtepi; Në Nagasaki

Disa ditë më vonë, Yamaguchi u gjend në zyrën e shefit te tij ku mundohej t’i shpjegonte atij për këtë bombë qytet-shfarrosëse. Dhe sapo i shpjegonte shefit të tij se është e pamundur të shesësh makina në nje vend ku me plot kuptimin e fjalës po digjej, ndodhi që një bombë e tillë si e Hiroshimës goditi edhe Nagasakin.

Jo vetëm që mbijetoi, (nuk përfitoj superfuqi), por ai është akoma gjallë, ende sot në moshën 93 vjecare. Yamaguchi, aktualisht, përdor këtë histori për të kenaqur njerezit rreth tij. Ai ka shkruajtur libra për eksperiencën e tij dhe normalisht eshte një protestues i rregullt kundër armëve bërthamore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!