Lajmi/Vartës të Ilir Beqjes: Japim dorëheqjen, shko vetë në burg!

ilir beqja

 

Aferat korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë e kanë kaluar pragun kritik, ku “rrobat e palara nderen brenda gardhit”. Dhjetëra tenderat e përgatitur në këtë fazë terminale të ministërllëkut të Ilir Beqjes tani janë bërë të paadministrueshëm, të pambrojtshëm dhe të paamnistueshëm. Sjellja halabake e ministrit, i cili ka një axhendë personale dhe në bazë të saj edhe kërkon firmat e vartësve në ministri, pavarësisht kërkesave krejtësisht jashtë kuadrit ligjor, kanë sjellë një gjendje të nderë në radhët e administratës. Burime të mirinformuara bëjnë të ditur për gazetën se disa prej procedurave të tenderimeve, veçanërisht të ashtuquajturat “koncesione” për disa shërbime shëndetësore janë bllokuar, për shkak se anëtarë të komisioneve “ad-hoc” që rëndom procedura kërkon që të ngrihen në raste të tilla, refuzojnë të firmosin verbërisht praktikat që u ofrohen. Të njëjtat burime thanë se s’po gjenden as zëvendësues për rebelët, pasi tashmë është popullore mendimi se ministri Ilir Beqja të detyron me dhunë të firmosësh për praktika që të çojnë prapa hekurave. Aq e neveritshme është bërë këmbëngulja për praktikat – me sa duket, sepse ministri ka kuptuar se s’do të jetë edhe për shumë kohë në post – sa tani refuzimet po shoqërohen edhe formalisht me kërcënimin: “Japim dorëheqjen, shko vetë në burg!”.

Kronika – Vokshi: “Rama-Beqaj 35 miliardë lekë pazare për shëndetësinë- po përfitohet me tendera korruptive”/Partia Demokratike ka dënuar gjendjen mjerane në të cilën ndodhen spitalet në vend. Në një dalje para medieve, Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi u shpreh se dyshja Rama-Meta e ka shfrytëzuar shëndetësinë për interesa të veta klienteliste. Sipas Vokshit, sektori i shëndetësisë është shëndrruar në kantier tenderash dhe koncesionesh të dyshimta. “Nga dita e parë që erdhën në pushtet e deri më sot, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, e kanë shfrytëzuar shëndetësinë për përfitime, e kanë kthyer atë në kantierin më të madh të tenderave e koncesioneve të dyshimta, në shkelje të ligjit, për klientelën e tyre. Biznesi me shëndetin është më kriminali që ka bërë kjo qeveri, duke pasur vetëm një prioritet; zhvatjen e miliona eurove, e miliarda lekëve përmes tenderave e koncesioneve”, tha Vokshi. Më tej, ajo deklaroi se për vitin 2014, janë dhënë mbi 20 miliardë lekë pa shpallje, pa transparence. Për vitin 2015, deri tani që flasim janë 15 miliardë lekë të dhëna me prokurim të drejtpërdrejtë.“Pra siç e shihni janë deri më sot mbi 35 miliardë lekë të nxjerra nga arka e shtetit prej Edi Ramës përmes Ilir Beqës, nën emërtimin shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në gjendje katastrofike, në kushte alarmante, mungojnë ilaçet, mungojnë pajisjet. Nuk gjenden as shiringa, doreza, pambuk, as alkool për të kryer një operacion. Dhe shpesh spitalet tona nuk kanë as drita. Pra ku kanë shkuar këto para? Deputetja demokrate deklaroi se shëndetësia është po përdoret për qëllime klienteliste.“Eshtë shumë e thjeshtë. Janë ndarë me klientelën qeveritare, për t’u kthyer në llogari bankare, para e luks, vila e pushime përrallore për një grusht njerëzish, ndërkohë që shëndetësia është në ditën e saj më të keqe, dhe qytetarët shqiptarë lusin zotin të mos shkojnë në dyert e spitaleve. Ky biznes kriminal me jetën e shqiptarëve, është bërë përmes një mekanizmi gjithashtu kriminal. Pa garë, pa tender që synon kursimin me marrjen e ofertës më të ulët. Miliardat janë dorovitur në fitues të paracaktuar në fondin e tyre limit. Janë krijuar tashmë kalanet e sigurta të qarkullimit. Koncesionet i marrin miqtë e Edi Ramës e Ilir Beqës. Barnat i fusin miqtë e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Siguria e ilaçeve nuk ekziston më, me atë që bëri Ministri qëllimshëm duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në tenderin e barnave duke ua lënë atë në dorën e grosistëve, që groposnin miliona euro nga buxheti i shtetit dhe lejojnë hyrjen në Shqipëri të medikamenteve të pa certifikuara. Të tjerë klientë të Ramës tani kërkojnë të shkurtojnë rrugën e transportit ilegal të ilaçeve dhe miratuan në Qeveri importin e barnave të paregjistruara e të pa certifikuara që prodhohen mbase edhe në bodrumet e Ballkanit.Tenderi “Si je” për kontrollin falas të shëndetit iu dha me procedura të parregullta prokurimi shoqërisë tregtare të duhanit dhe alkoolit”. Vokshi foli edhe për recetat e rimbursueshme. “Skandali më i madh mafioz, ai i recetave të rimbursueshme i cili ricikloi në detyrë personazhe me rekorde të forta korruptive, me lidhje të drejtpërdrejta me aferën miliona euro në importin e medikamenteve po tentohet të mbyllet në heshtje si nga Qeveria ashtu edhe Prokuroria. Ministri e konsideron arritje trefishimin e fondeve për barna spitalore. Dhe kjo vërtetohet fare lehtë nga një analizë e të gjitha prokurimeve të kësaj qeverie. Por ku janë paratë e destinuara për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar?Shëndeti i shqiptarëve është në duart dyshes Rama – Meta, klientëve dhe sponsorëve të tyre që drejtojnë “de facto” Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo është situata, këtu kemi arritur. Hajdutë perversë që e kanë kthyer sektorin e jetës, sektorin më të rëndësishëm, në minierë pasurimi e zhvatje”. Në përfundim Vokshi shkruan se “Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi korrupsionin në Shëndetësi. OSBE-ODIHR denoncoi përdorimin e financave publike në fushatën e zgjedhjeve lokale dhe lidhjet e Ministrit të Shëndetësisë me financuesit e fushatave janë në dosjen “ Shëndetësia”.Partia Demokratike, çdo ditë do të denoncojë aferat konkrete që janë bërë këto dy vite me paratë e shqiptarëve, në kurriz të jetës së tyre. Partia Demokratike përsërit kërkesën drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, z.Adriatik Llala për nisjen e hetimeve për korrupsionin në shëndetësi”, u shpreh deputetja demokrate.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>