Largimi i Prengës/OSBE: Jini vigjilentë, parandaloni kandidimin e kriminelëve

osce

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe prezenca e OSBE në vendin tonë ka përshëndetur dorëzimin e mandatit të deputetit nga Armando Prenga. Në një postim në twitter, teksa ka shpërndarë deklaratën e Ambasadës amerikane, OSBE deklaron se i bashkohet nxitjes për qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve.

Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti/Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  deklaroi se personat me precedentë penalë nuk kanë vend në institucionet shtetërore në një vend anëtar të NATO-s. Deklarata: Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s, i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>