Letra/Princi tepelenas i Makiavelit  

Historia ka tregue se ne hapsinat e politikes shqiptare, ekziston nji amulli politike e verber, ku politikanet shkojne e vijne si te ishin ne nji harem sulltanesh. Politikanet shqiptare si te gjithe politikanet e tjere, marrin persiper rrole kyçe qe kan te bajne me fatet e popullit, me te ardhmen e tyne, dhe me perfaqesine e shtetit ne arenen nderkombtare. Ne fakt, ato nuk dojne me e dit peshen qe ato mbajne me rrolin e tyne. Nese shoqeria jone ka prodhu politika shterpe, tashme kjo nuk na duket çudi, por diçka e zakonshme. Perse e them kete?

Ajo çka ndodhi ne Shqipni me qeverine “Rama 2″ asht nji gjest i pashembullt, persa i perket vendeve postkomuniste. Un nuk po mundohem te sjelli diçka te re ne kete shkrim sepse faktet jane fakte dhe te gjithe i dijme. Per ato qe e kan jetu sistemin komunist, e kuptojme se sa te etun ishim per liri. Dhe kur permbysen sistemet totalitare, e para gja qe duhet te ndodhe asht largimi prej skenes politike te figurave te cilat kan ken pjese kryesore e nji mekanizmi shtypes. Mua nuk me çudit fakti se ne nji sistem pluralist ka fitue Partia Socialiste. Jo, aspak! Kjo asht pjese e randesishme e funksionimit te mendimit ndryshe.

Sidokjofte,ne kete rast kemi te bajme me nji fenomen tjeter- ate te vendosjes ne krye te Parlamentit Shqiptar, z.Gramoz Ruçi. Edhe pse ai kurr nuk u vertetua fajtor per ngjarjet e 2 Prillit 1991, ajo qe e çorodit politiken Shqiptare asht rikthimi ne te kaluaren e hidhun. A asht morale qe pas 27 vjetve perpjeke  te kthehemi ne nji regres politik? Mua me duket si nji vrasje e dyte qe i bahet andrres se Shqiptarve, te cilet me 1990 vendosen te i japin fund diktatures moniste. Ne ate kohe, pothujse ne pergjithesi, i gjithe populli bante thirrje “e duam Shqipnine si Europa”.

Por sot, si duhet t’i paraqitemi Europes, e cila edhe pse na mban peng, nuk kemi pse te ndjehemi te mashtruar. Fenomeni Ruçi tashme asht i njohun ne politiken Shqiptare si nji figure kryesore e sistemit komunist. Ai ishte Sekretar i Parë i Tepelenes, me vone Minister i Mbrendshem ne zgjedhjet e para pluraliste te fituara prej te njejtes Parti qe kishte sundue ne menyre barbare nji popull te tërë. Ruçi mund te jete nji politikan i forte, i dedikuem mbrenda partise se vet. Si deputet jemi dakord qe asht detyre e tij te punoje me perkushtim. Ai kurre nuk e ka propagandu komunizmin edhe pse vjen direkt prej atij sistemi. Me sa duket ai asht njohes i mire i “Princit” Makiavelian: “Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës. “Por pyetja themelore asht kjo ; a asht e domosdoshme qe nji figure si ai te jete ne Krye te Kuvendit? A nuk ka qeveria Rama nji figure tjeter ,qe edhe per hir te se kalueres, mund te ishte ma gjitheperfshirese? Mbas tan atyne perpjekjeve , a asht ne moralin e nji shoqnije, qe ne vitin 1990 e donte Shqipnine si Europa, te dalin sot para saj me nji figure politike qe perfaqesonte antieuropianizmin dhe antiamerikanizmin? Mua me duket e pavend. Edhe pse Makiaveli thoshte se “politika nuk ka lidhje me moralin” zgjedhja e z.Ruçi  nuk qendron jo vetem moralisht por as politikisht.

Ne perfundim, tue pase parasysh te kalumen e hidhun gjate komunizmi, s’munda ta anashkaloj  nji thanje tjeter e Machiavellit qe i shkon per shtat Princit Shqiptar: “Nëse duhet ba nji lëndim ndaj nji njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i randë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë”.

Autori është student i marrëdhënieve ndërkombëtare në University of North Florida

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>