Këshilla për femrat/ Ja disa mënyra si të bëni para...

Tuesday, 10 Prill 2018 18:39

Mbase jo për të gjitha është prioritet, por  shumë femra e kanë të nevojshme që të bëjnë disa para mënjëanë.

 

Por cilat mund të jenë hapat për të bërë para?

 

Ndonjëherë mund të duken të komplikuara rrugët për të gjetur “thesarin”, por gjithçka është shumë e thjeshtë.

 

1. Trego të vërtetën

Jini të ndershëm në lidhje me atë që nuk shkon mirë në jetën tuaj, pa turp, faj apo gjykim. Ju nuk keni për të gjetur një zgjidhje, vetëm shikoni se me çfarë lidhet sfida, nëse ka të bëjë me borxhin, punën, paratë etj. Çdo problem që shfaqet, shfaqet me një qëllim dhe merr vëmendjen tuaj. Në vend se ta fshihni problemin dritare.net ju sugjeron të përballeni me atë. Duke i bërë ballë do vijnë dhe mundësi zgjidhjeje. Vetëm kështu mund të kaloni në nivelin tjetër për përmirësim.

 

2. Merrni një vendim

Çdo grua duhet të thotë: “Është koha për të fituar para. Ky nuk është një qëllim, por një vendim”. Kur ju vendosni dy gjëra ndodhin: E para, ju do të filloni të vini re rastësi që ju sjellin sukses dhe e dyta, ju do të dëshironi të rezistoni dhe të arrini qëllimin. Zgjerohuni nga zona juaj e rehatisë, rezistenca është një shenjë se ju jeni në rrugën e duhur. Përdoreni atë për të ecur përpara.

 

3. Rrethoje veten me mbështetje

Për shkak se gratë janë qenie të orientuara kah marrëdhënieve, është e rëndësishme që të rrethoheni me njerëzit që do t’ju mbushin me gëzim dhe që besojnë në atë që dëshironi të arrini. Ti bëhesh ajo që dëshiron duke pasur mbështetje.

 

4. Respekto dhe vlerëso paratë.

Trajtojini paratë ashtu siç trajtoni gjërat që ju i doni. Ju mund të kujdeseni për ta në mënyrën si shpenzoni, kurseni apo investoni. Sa më shumë të kujdeseni për paratë tuaja aq më shumë mund të jepni, këtu qëndron fuqia.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...