Ja pse gratë japoneze duken më të reja dhe plaken më ngadalë

E mërkurë, 08 August 2018 17:55

Në Japoni, ushqimi nuk hahet vetëm për shije. Japonezët besojnë në nxjerrjen e përfitimeve shëndetësore nga ushqimi i tyre. Këtu janë 10 arsyet kryesore pse gratë japoneze qëndrojnë të dobëta dhe plaken ngadalë.

 Pirja e çajit të gjelbër

Japonezët konsumojnë shumë çaj jeshil. Matçha (çaji jeshil  pluhur) përzihet me ujë të nxehtë. Kjo formë e çajit të gjelbër përdoret në ceremoninë e çajit, e cila është një aktivitet kulturor japonez që përfshin përgatitjen ceremoniale dhe prezantimin e matçha.

Konsumimi i ushqimeve të fermentuara

Japonezët shpesh hanë ushqime të fermentuara si kefir, lakër turshi, miso, tempeh dhe kimçhi. Ushqimet e fermentuara janë ato që kanë kaluar nëpër një proces fermentimi laktik. Në këtë proces, bakteret natyrore ushqehen në sheqer dhe niseshte në ushqim dhe krijojnë acid laktik. Fermentimi ruan ushqyesit natyrorë në ushqim dhe krijon enzima të dobishme, vitamina B, acide yndyrore omega-3 dhe lloje të ndryshme të probiotikëve.

Ushqimet e detit

Ndryshe nga amerikanët, japonezët pëlqejnë të hanë ushqim deti më shumë sesa mishin e  kuq, i çili shoqërohet me shumë probleme shëndetësore, të tilla si obeziteti, kolesteroli i lartë dhe sëmundjet inflamatore.

Servireni ushqimin në porcione të vogla

Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla është pjesë e kulturës së Japonisë. Kjo metodë mund t’ju bëjnë të hani më pak, duke ju ndihmuar të humbni peshë. Kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës, pjesët më të vogla janë ndoshta më të rëndësishme se lloji i ushqimit që hani.

Ecja është një ritual

Në Japoni, burrat dhe gratë ecin shumë. Ecja është një formë e mirë ushtrimi dhe ndihmon në tretje.

Ecja jo vetëm që ndihmon me humbjen e peshës, gjithashtu përmirëson shëndetin kardiovaskular, nxit energjinë dhe humorin dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Shëndeti

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht? Kjo...

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Lifestyle

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Kujdes nga personat që nuk skuqen! Nga ata të cilët kurrë nuk i ulin sytë apo nuk kërcasin gishtat nga sikleti. Ose ata që nuk pengohen me fjalë ose qe nuk...

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Show-biz

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë. Poashtu, ka edhe foto të shkollës ku Rita ka shkuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!