Komentet dhe fotografitë që i postoni në rrjete sociale mund t’ju lënë pa punë

Premte, 17 August 2018 09:48

Herën e ardhshme kur dëshironi të bëni një koment ofendues në Twitter apo Facebook, ose të publikoni një foto në gjendje të dehur, vetëm keni parasysh se punëdhënësit e ardhshëm janë duke shikuar – dhe kjo mund t’ju kushtojë me vend të punës. 

Një në pesë punëdhënës kanë thënë se e kanë refuzuar një kandidat për punë pasi kanë parë se çfarë ka postuar në internet.

Ndonëse shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë rrjetet sociale, numri i organizatave që refuzojnë kandidatë të shumtë sugjeron se ende ka njerëz që nuk mendojnë para se të postojnë. Sipas të dhënave, aktiviteti më i shpeshtë dhe më i dëmshëm që ia bëni karrierës tuaj në rrjete sociale janë komentet ofenduese ose agresive.

Por edhe referencat për përdorim të drogës nuk janë shumë prapa kësaj. Në vendin e tretë, si arsye se përse mund të mos ju punësojë dikush, është gramatika. Në fakt, gramatika dhe drejtshkrimi janë më të dëmshme për reputacionin e kandidatit sesa fotot në gjendje të dehur.

Vlen të theksohet se kjo nuk vlen vetëm para se ta fitoni vendin e punës, pasi që një pjesë e madhe e punëdhënësve pranojnë se e kanë pushuar nga puna një punëtor pasi ai/ajo ka postuar diçka të pahijshme në rrjete sociale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...