42% e burrave dhe 46% e grave mendojnë për dikë tjetër gjatë seksit

Premte, 17 August 2018 10:24

Jeta merr ritmin e zakonshëm dhe fantazitë e vjetra kthehen.

Kjo bën që ta gjesh veten duke menduar për dikë tjetër dhe gjatë seksit.

Është më e zakonshme se sa mendoni, transmeton Klan Kosova. Një studim ka zbuluar që 42% e burrave dhe 46 % e grave kanë menduar për dikë tjetër gjatë seksit.

Kjo do të thotë që thuasje gjysma e njerezve kanë menduar për dike tjetër, për dikë që nuk është partneri i tyre, edhe gjatë seksit.

Pra nëse të ka ndodhur dhe ty, dije që nuk je vetëm…

Çfarë do të thotë kur fillon e mendon për dike tjetër ? Dhe më e rëndësishmja, është ok të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit ? Për disa njerëz mund të duket si tradhti e madhe- vetëm ideja do i bëntë të ndiheshin keq. Por, për të tjerë, fantazitë seksuale që nuk përfshijnë partnerin janë totalisht normale. E vërteta është që, është pak zonë gri. Pra që çdo gjë lidhet shumë ngushtë me detajet dhe ekuilibrat e marrëdhënies apo rrethanave të fantazisë rreth dikujt tjetër.Nëse e gjen veten duke menduar për dikë tjetër gjatë seksit, mund të jetë OK- por ja çfarë duhet të trajtosh me vëmendje.

Po largohesh nga partneri?

Gjëja e parë që duhet të mendosh, është nëse mendimi për dikë tjetër po të largon nga partneri. Fantazitë janë shume pozitive dhe të shëndetshme nëse nxisin eksperienca të reja dhe nëse nuk ndodhin gjithë kohës, duke na larguar nga partneri. Nëse personi për të cilin fantazojmë është vërtetë ai që duam atëherë ka vend për shqetësim. Zakonissht përdorim fantazinë për të rritur kënaqësinë e eksperiencës.

Je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale?

Mendo më gjerë: je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ? Të nxitësh jetën tënde seksualeështë shumë normale, por të imagjinosh vazhdimisht jetën tënde seksuale me dikë tjetër, është problem. Mundohu të jesh më i hapur me partnerin për të parë nëse seksi përmirësohet. Ndoshta mund të përballesh më një periudhë të çuditshme sidomos nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, por mundimi gjithmonë shpaguhet.

Ke probleme të tjera në marrëdhënie?

Duhet të mendohesh dhe më gjatë, sidomos nëse po përdor fantazinë për t’u larguar nga marrëdhënia jote. Nëse ke probleme me marrëdhënien dhe ti vazhdon e fantazon për dike tjëtër, atëherë ke një problem. Disa njerëz e bëjnë dhe si një formë hakmarrje ndaj partnerit që i ka mërzitur. Në vend të kësaj mundohu të rrish qetë duke shkuar në bazat e marrëdhënies dhe problematikave të saj. Nëse kjo marrëdhënie nuk bën për ty atëherë mos ki frikë të largohesh.

Si ndihet partneri yt?

Dhe në fund, ti e njeh partnerin tënd- si mendon që ai/ajo do ndihej? Nëse je me dikë që është më i hapur rreth filmave porno dhe rreth simpatisë së njerëzve të tjerë atëherë nuk është problem. Por, nëse je me dikë që të do prezent dhe të vëmendshëm, atëhere besoj që mund të lëndosh dikë. Mundohu të marrësh parasysh dhe këtë gjë.Pra, të mendosh për dikë tjetër gjate seksit mund të krijojë panik por nuk ka pse të jetë patjetër dicka negative. Gjatë masturbimit apo seksit na shfaqen imazhe nga me të ndryshmet dhe nuk ka pse shqetesohemi. Por, nëse po largohesh nga partneri yt, mendimi për dikë tjetër mund të jetë një sinjal apo shenjë që duhet të largohesh nga marrëdhënia. Nëse ke dyshime, komunikimi me partnerin është zgjidhja më ë mirë. Në fund të fundit ti e di më mirë nëse fantazia jote e ka kaluar kufirin në çift.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Politikë

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si...

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Aktualitet

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka...

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Show-biz

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv...