Kujdes kjo lloj diete “mund të shkurtojnë jetën”

Premte, 17 August 2018 17:51

Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Një e tillë, si ajo “Atkins”, po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për humbje peshe, e ka treguar sinjale për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.

Por, sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar konsumi karbohidratesh apo këmbimi i mishit me proteina bimore dhe yndyrna, është më i shëndetshëm. Studimi është mbështetur te njerëz që mund ta kujtonin sasinë e karbohidrateve që kanë konsumuar.

Në studimin e publikuar në “The Lancet Public Health”, 15.400 persona nga SHBA kanë plotësuar pyetësorë mbi ushqimin dhe pijet që kanë konsumuar, si dhe mbi sasinë.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë përllogaritur sasinë e kalorive që ata kanë marrë nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Pasi kanë ndjekur grupin për një mesatare prej 25 vitesh, kërkuesit arritën në përfundimin se ata që kanë marrë 50-55 për qind të energjisë së tyre nga karbohidratet kanë një rrezik më të ulët vdekjeje, krahasuar me ata që kanë marrë më shumë karbohidrate.

Karbohidratet përfshijnë perimet, frutat dhe sheqerin, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet bimore si patatet, buka, orizi, makaronat dhe drithërat. Kërkuesit përllogaritën se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e përdorimit të moderuar të karbohidrateve pritej të jetonin edhe për të paktën 33 vite të tjera, 5 më shumë sesa njerëzit që merrnin 30 për qind apo më pak të energjisë së tyre nga karbohidratet./TCH

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Aktualitet

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Sot është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Djali i Ish-kryeministrit Sali Berisha...

Zbulohet foto e viktimës që qëllua me 8 plumba në Shkodër

Aktualitet

Zbulohet foto e viktimës që qëllua me 8 plumba në Shkodër

Është zbuluar fytyra e personit që u ekzekutua me plumb në kokë paraditen e kësaj të mërkure në markatën e “rusit” në Shkodër. Fotoja e mëposhtme publikuar nga Top channel është...

Digjen 12 hektarë sipërfaqe pyjore në Bulqizë, nuk ka ndërhyrje të zjarrfikësve

Aktualitet

Digjen 12 hektarë sipërfaqe pyjore në Bulqizë, nuk ka ndërhyrje të zjarrfikësve

Një zjarr i madh i aktivizuar që prej ditës së djeshme ka djegur rreth 12 hektarë sipërfaqe pyjore në fshatin Zerqan të Bulqizës. Zjarri vijon të djegë sipërfaqe pyjore, ndërsa nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!