30 shprehje frymëzuese nga gra që guxojnë

Saturday, 14 Prill 2018 15:24

Në një ditë pa energji, e mbytur nga pesimizmi i njerëzve që të rrethojnë, që duan të të bindin që, vetëm sepse je vajzë.

Do e kesh gati të pamundur të arrish aty ku do doje, e lodhur nga e njëjta pamje, burrat  që drejtojnë gra shumë herë më të afta sesa ata vetë.

Merr pak optimizëm nga thëniet e këtyre grave që kanë guxuar të ecin para në jetë ku më pas, shumë të tjerë, gra e burra bashkë, i kanë ndjekur.

Ato thonë të vërtetat me zë të lartë, ato shembin klieshetë e rreme që janë ngritur për gratë, ato i shpallin të drejtat e tyre!

Ja një listë me 30 shprehje të tyre që do t’ju frymëzojnë shumë.

  1. “Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër.”-Margaret Thatcher, politikane
  2. “Një femër e fortë e kupton se logjika,vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti.”-Nancy Rathburn, autore
  3. “Një  grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë.”- Eleanor Roosevelt, politikane, diplomate, aktiviste
  4. “Unë gjithmonë kam dashur të isha një femme fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua.”- Diane von Furstenberg, stiliste
  5. “Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty.”- Madonna, këngëtare
  6. “Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve.”-Gloria Steinem, feministe, gazetare, aktiviste politike dhe sociale
  7. “Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh.”- Maya Angelou, shkrimtare
  8. “Unë e ngre zërin-jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë.”- Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze për të drejtën e arsimit të grave, fituesja më e re e çmimit Nobel
  9. “Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”- G.D. Anderson, autore
  10. “Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë  gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’.”- Gloria Steinem
  11. “Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.- Erin McKean, leksikografe
  12. “Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”- Melinda Gates, businesswoman dhe filantropiste
  13. “Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.”- Amelia Earhart, pilotia e parë grua dhe autore
  14.  “Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë.”- Bette Davis, aktore
  15. “Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”- Dilma Rousseff, ekonomiste, politikane, presidentja e parë grua e Brazilit
  16. “Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”- Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan
  17. “Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”- Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane.
  18. “Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim.’- Angelina Jolie pas mastektomisë së dyfishtë, aktore, aktiviste.
  19.  “Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”- Ayn Rand, shkrimtare
  20.  “Kemi nevojë për femra në të gjitha nivelet, duke përfshirë  ato që janë në krye, për të ndryshuar dinamikën dhe t’i japin formë bisedës, të sigurohen që zëri i femrës të dëgjohet dhe të mos injorohet.”- Sheryl Sandberg, drejtore operative e Facebook.
  21.  “M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”- Madeleine Albright, politikane
  22.  “Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”- Harriet Beecher Stowe, e angazhuar kundër skllavërisë, shkrimtare
  23.  “Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”- Diane von Furstenberg
  24.  “Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”- Coco Chanel, stiliste
  25.  “Feminizmi është për të gjithë.”- bell hooks (pseudonim), shkrimtare
  26.  “Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është  kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”- Hillary Clinton, politikane
  27.  “Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”- Beyoncé, këngëtare
  28.  “Unë jam një femër fenomenale. Femër fenomenale…po, kjo jam unë.”- Maya  Angelou
  29.  “Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”- Emma Watson, aktore
  30. “Ideja e të qenit feministe: shumë femra mendojnë se të qenit e tillë do të thotë të jesh kundra meshkujve dhe të mos krijosh lidhje me seksin e kundërt, por ajo që feminizmi përfaqëson në të vërtetë, është një barazi e të drejtave të njeriut. Për mua është një pjesë thelbësore e identitetit tim.”- Lena Dunham, aktore dhe shkrimtare

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...