Katër vite në tentativë për të mbetur shtatzënë, mjeku: Gruaja është e virgjër

Premte, 24 August 2018 22:13

Një histori gati e pabesueshme vjen nga Kina e largët. Më herët gjatë këtij viti, një çift i ri, ai 26 e ajo 24 vjeçe, takuan gjinekologen Liu Hongmei, kur më herët gjatë këtij viti, një ekip mjekësh vizituan fshatin e tyre që ndodhet në qytetin Bijie, në provincën jugperëndimore Guizhou.

“Çifti ishte shumë i ri, burri 26 dhe gruaja 24. Ata ishin shumë të shëndetshëm, por megjithëse u martuan dhe për katër vjet, nuk mund të riprodhoheshin”, citohet mjekja nga media lokale “Guiyang Evening Post”, në një artikull publikuar tre ditë më parë.

 “Familja e tyre u transmetonte atyre shumë stres për shkak të kësaj”, shtoi ajo.

Sipas saj, çifti i kishte treguar se kishte marrëdhënie të rregullta seksuale, të cilat gruaja i cilësoi si “jashtëzakonisht e dhimbshme”, por ajo e përballonte vuajtjen me shpresën për të mbetur shtatëzënë.

Simptomat e gruas i lanë mjekes Liu të besonte se ajo mund të kishte një lloj sëmundje gjinekologjike. Liu tha se ishte “e tronditur” kur pas një ekzaminim zbuloi se gruaja ishte e virgjër. Ekzaminimet e mëtejshme mjekësore zbuluan se çifti prej katër vitesh kishte kryer seks anal.

Doktoresha u dorëzoi atyre një manual dhe i përcolli me disa këshilla, që duket se funksionuan, pasi disa muaj më vonë erdhi lajmi se gruaja ishte shtatzënë.

“Katër vjet martese dhe as burri e as gruaja nuk dinin se si të mbeteshin shtatzënë. Çiftet që nuk kanë njohuri të përgjithshme janë shumë të rralla”, shprehet doktoresha. /PANORAMA/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!