Peshonte 135 kilogram, por tani gjërat kanë ndryshuar...

Saturday, 25 August 2018 13:39

Melissa Mouaëad si 18-vjeçare peshonte 135 kilogramë, dhe për shkak të mbipeshës detyrohej të vishte rroba të shtatzënave. Sipas standardit australian, ajo vishte rrobat me numër 24 (në Evropë 52).

Por ky rrëfim i takon të kaluarës. Mouaëad në ndërkohë ka ndërruar mënyrën e të ushqyerit, dhe sot si 29-vjeçare i ka vetëm 70 kilogramë.

Ajo ka pranuar se problemet me mbipeshë i ishin shfaqur kur ishte e vogël, dhe ishte e obsesionuar pas ushqimit.

“Si fëmijë në dhomën e gjumit merrja ushqim që e konsumoja deri në orët e vona. Çdo mbrëmje konsumoja ushqim të shpejtë, çokollata dhe pije të gazuara”, ka deklaruar ajo.

Por, mjekët ia bënë me dije se duhet të heq dorë nga kjo shprehi, pasi mbipesha mund t’ia sjell vdekjen ende pa i mbushur 18 vjet.

“Kur më thanë se mund të pësojë sulm në zemër dhe se jam shumë afër të prekem nga sëmundja e diabetit, e kuptova se duhet patjetër të ndërmarrë diçka”, ka shtuar ajo.

Plotë pesë vite i kishte kaluar duke u munduar të dobësohet, por në vitin e gjashtë arriti ta gjej mënyrën për t’u dobësuar. Ajo duhej vazhdimisht të kontrollonte kaloritë, proteinat dhe masën yndyrore.

Tani konsumon vetëm proteina dhe ushqim të shëndetshëm, pemë dhe perime. Por, karshi ushqimit të shëndetshëm, ajo vazhdimisht ushtron për ta shndërruar masën yndyrore në muskuj.

“Fillova të ushtrojë në palestër dhe të kontrolloj veten kur isha në tavolinë, dhe aty filloi gjithçka të ndryshojë – kilet zhdukeshin. Para këtyre ndryshimeve në palestër detyrohesha të shkoj me rroba të shtatzënave, dhe mezi arrija të qëndroja në këmbë. Më vinte turp, por kam dhënë gjithçka nga vetja që ta arrijë qëllimin”, ka shtuar ajo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...