Femrat tradhtojnë më ndryshe se meshkujt: Këto janë dy llojet e tradhtisë

Diel, 26 August 2018 17:37

Përvojat e tradhtisë në lidhje dallojnë nga personi në person varësisht prej rrethanave, sidoqoftë, një terapiste e seksit thotë se në të vërtetë janë vetëm dy lloje të tradhtisë.

Duke folur për ‘Business Insider’, Tammy Nelson ka shpjeguar konceptin e aferave ku njëri partner tradhton si mënyrë për ta përfunduar lidhjen, në vend se të konfrontohet me problemet në mënyrë të drejtpërdrejtë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ky lloj i tradhtisë është më i zakonshëm te femrat sesa te meshkujt. Në anën tjetër, eksperti tjetër, James Preece, thotë se femrat janë më të prira të tradhtojnë si mënyrë për të deklaruar diçka.

“Ato e dinë se nëse zihen duke tradhtuar lidhja do të përfundojë”, ka thënë ai për ‘The Independent’.

Kjo pra ua kursen atyre kohën sepse kryesisht shpie në ndarje dhe partneri mbetet me krenari të thyer, gjë që e bën faljen e tradhtisë – apo çdo shans për ta vazhduar lidhjen – të vështirë. Lloji i dytë i tradhtisë kryesisht aplikohet nga meshkujt – ndërkaq është lloj ku njëri partner vepron në atë mënyrë për ta përmbushur një pjesë të jetës së tyre që nuk ua përmbushë martesa.

Me fjalë të tjera, njëri partner ndihet sikurse diçka është duke munguar – qoftë emocionalisht apo seksualisht – dhe kësisoj kërkon ta përmbush këtë ndjenjë përmes aferave sepse janë të frikësuar t’ia adresojnë partnerit. Në këtë rast, partneri jo domosdoshmërish dëshiron ta përfundojë lidhjen aktuale, thjesht dëshiron ta përmbushë atë ndjenjë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!