Barcelona destinacioni më i preferuar nga të rinjtë në verë, ja pse

Hënë, 27 August 2018 18:51

Mjaft prej agjencive turistike bien dakord se shumica e të rinjve preferojnë të vizitojnë Barcelonën për pushimet verore. Por cilat janë arsyet, përveç ofertave të leverdisshme? Më poshtë do t’ju japim disa arsye se pse të rinjtë preferojnë të vizitojnë këtë qytet të Spanjës përgjatë verës.

  1. Në Barcelonë ke mundësinë të shohësh e të mësosh shumë për historinë e Spanjës.
  2. Ka kudo internet falas përmes Ëi-Fi publikë të shpërndarë në të gjithë qytetin.
  3. Jeta e natës është mjaft e përshtatshme për të rinjtë me dhjetëra klube të njohura nate në qytet.
  4. Vizitat me biçikletë në Barcelonë janë ndër më të bukurat. Duke qenë qytet i madh, ai mund të vizitohet mjaft mirë me biçikletë nën shoqërinë e një personi që bën guidën.
  5. Bukuritë e natyrës dhe ato të ndërtuara nga njerëzit janë të shumta. Përmendim këtu rrugën e famshme “Las Ramplas” (ndoshta më e famshmja në Spanjë), apo parkun e ngjashëm me Central Park në NeW York, me emrin “de la Ciutadella”.
  6. Është metropoli më i madh në Europë përgjatë bregdetit mesdhetar dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë.
  7. Bregdeti fantastik. Kush nuk ka dëgjuar e kush nuk ka parë foto e video të bregdetit spanjoll. Barcelona i përfaqëson më së miri ato foto dhe me standarde mjaft të larta të pastërtisë.
  8. Të gjithë njerëzit janë miqësorë dhe mjaft të paraqitshëm. I keni dëgjuar “gojëdhënat” se spanjollët/et janë njerëz të paraqitshëm? Epo jo vetëm që janë të vërteta, por janë edhe njerëz tepër socialë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...