Bëni këto veprime që të shpëtoni nga xhelozia!

Premte, 31 August 2018 12:39

Në marrëdhëniet në çift është shumë e rëndësishme mënyra se si sillemi dhe trajtojmë partnerin.

Keqkuptimet dhe situatat e pakëndshme bëjnë që mos të ndiheni të qetë shpirtërisht. Xhelozia është një sjellje shumë e pakëndëshme ku në disa raste shkon deri në ndarje.Ekspertet sugjerojnë disa këshilla se si duhet të silleni për të reduktuar xhelozin me partnerin tuaj.

Kujdesuni më shumë për pamjen tuaj

Të kujdeseni për pamjen tuaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për partnerin por edhe për ju  vetë pasi do të ndiheni më të plotësuar përpara partnerit. Gjithashtu mos qëndroni gjithmonë njëzoj, mundohuni të bëni disa ndryshime për t’u shfaur ndryshe dhe plot  freski. Kjo gjë do bëjë që partneri të ndihet mië dhe të vlersoj faktin që ju jeni të kujdeshme por edhe duke mos lënë hapsira për xhelozi.

Vetbesimi

Ndodh shpesh që kur jeni me partnerin tuaj dhe pranë jush kalon një femër e bukur, ju filloni të thoni se ajo nuk është e bukur ose edhe ta ofendoni. Kjo nuk është diçka pozitive sepse përderisa partneri ju ka zgjedhur juve atëherë ju jeni më e bukura për atë, kështu që duhet të keni më shumë vetbesim.

Afrimiteti

Ju duhet të jeni e afruar me partnerin tuaj në çdo situatë, duhet t’i tregoni atij çdo mendim që keni. Mund të ndodh që keni disa ide xhelozie ose dyshoni per diçka tek partneri juaj , është e këshillueshme të flisni me ate për situatën që ndodheni. Të flasësh hapur me partnerin ndoshta do ju bind që të ndryshoni mendimin.

Tregohuni të durueshëm

Në shumë situata na ndodh të reagojm para kohe dhe këto reagime të jenë të gabuara. Kemi raste kur partneri nuk ju përgjigjet në tëlëfon,nuk ju kthen sms apo vonohet për t’u kthyer në shtëpi, këto situata “dyshuese” na bëjën xheloze. Ju duhet të prisni që të takoheni me të për tju shpjeguar arsyet pasi mund t’i ketë dal një punë.

E pra asnjëherë nuk duhet të reagojmë , dyshojmë apo të dalim në konkluzione paraprake .Nëse duam një lidhje të shëndetshme duhet të jemi gjithmonë pozitiv përpara partnerit dhe të flasim me të për çdo mendim që kemi.blitz.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Show-biz

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me...

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Bota Shqiptare

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga...