Të dashurosh mbi biçikletë

Hënë, 03 September 2018 08:58

“Çdo ditë është një eksperiencë e veçantë. Mund të ndodhë që zgjohemi në 5, jemi bashkë. Do ikim me biçikleta? Do ikim”.

Prej 6 muajsh, kështu rrjedh jeta e Jetmirës dhe Ervisit. Janë njohur para gati 3 vitesh, në një drekë teksa gatuanin për fëmijët në nevojë. Ndjeshmërinë dhe pozitivitetin e njërit e gjen edhe te tjetri. Është kjo arsyeja pse sot nuk janë vetëm vullnetarë e aktivistë mjedisorë të mirë, por kanë formuar një familje.

“Në muajin mars ne realizuam dasmën tonë. U munduam të ishim vetja, të realizonim një dasmë që të tregonim ato dëshirat dhe pasionet që ndanim me njëri-tjetrin, se u dashuruam nga pasionet e njëri-tjetrit dhe menduam që temën e dasmës të kishim bicikletën. Gjatë gjithë kohës po kërceja dhe ishte realizim i një ëndrre, aq më tepër prej biçikletës, që e kemi pasion të dy”, tregon Jetmira Halilaj.

Historia, ashtu si plot prova nga fusha të ndryshme, kanë treguar se ato që tërhiqen janë të kundërtat, por Jetmira dhe Ervisi, e me siguri e shumë çifte të tjerë si ta, dëshmojnë sa në sinkron, paqe dhe gëzim, mund të shkojnë ditët kur partnerët mendojnë njësoj e të njëjta i kanë idealet në jetë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mori karton të kuq, Ronaldo rrezikon të mos luajë në...

Sport

Mori karton të kuq, Ronaldo rrezikon të mos luajë në...

Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Juventusit luajti ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias, ku arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Por përveç fitores, ajo që bëri më shumë...

I zhdukuri që po kërkohej nga policia kthehet papritur në shtëpi

Aktualitet

I zhdukuri që po kërkohej nga policia kthehet papritur në shtëpi

Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Familjarët e kishin raportuar të zhdukur në polici ndërsa më...

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Politikë

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës pasi u plagos dje në zonën e Unazës së Re. Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë...