Biondet apo brunet, cilat janë më të suksesshme në punë?

Hënë, 03 September 2018 11:16

Biondinat kanë më shumë vetëbesim dhe afinitet ndaj seksit, ndërsa zeshkanet janë më të suksesshme në punë dhe shpesh krijojnë lidhje të gjata – konstatojnë shkencëtarët e universitetit Nottingham Trent.

Psikologët kanë punuar në studimin e mostrës prej 200 femrash, me qëllim që të studiojnë raportin midis ngjyrës së flokëve dhe sjelljeve. Psikologia Catherine Salmon ka konstatuar madje që edhe biondet e reja shpejt mësohen me privilegjet e flokëve biond, sepse bashkë me to shkon edhe vështrimi i meshkujve. Prandaj, ato kanë vetëbesim më të madh.

Nga ana tjetër, ndoshta si përgjigje ndaj stereotipave zeshkanet punojnë më shumë, në mënyrë që të kompensojnë mungesën e tretmanit “special”, prandaj janë edhe më të suksesshme në punë”, shpjegon Salmon.

Studimi ka treguar që flokëkuqet janë dy herë më shumë të prira për zvarritjen e shkuarjes te stomatologu, si edhe u janë të nevojshme 20 për qind më shumë e sasi të anestezionit. Supozohet që ato janë të ndjeshme ndaj dhembjes, sepse ekspertët thonë që gjeni i cili “përcakton” ngjyrën e portokalltë të flokëve ka rol të madh në ndjeshmëri.

Profesori Jay Zagorsky i Universitetit të Bostonit, për shembull, ka përdorur rezultatet e testeve të cilat Pentagoni i përdor për vlerësimin e inteligjencës së personave të cilët paraqiten në ushtrinë amerikane.

Meqenëse ekziston edhe evidenca për ngjyrën natyrale të flokëve, Zagorsky ka nxjerrë përfundimet.

Pasi ngjyra e flokëve oscilon varësisht nga raca dhe përkatësia etnike, nga studimi janë përjashtuar afroamerikanet dhe hispaniket, në mënyrë që përfundimet të mos jenë të gabueshme.

Zagorsky ka zbuluar që biondet natyrale kanë mesataren e IQ-së më të lartë se femrat me flokë ngjyrë të errët.

Është treguar edhe që koeficienti mesatar i inteligjencës te biondinat është 103,2, te zeshkanet 102,7, te flokëkuqet 101,2 dhe te femrat me flokë të zezë 100,5.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Show-biz

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me...

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Bota Shqiptare

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga...