7 situata kur nuk është në rregull të bëni skena xhelozie

Hënë, 03 September 2018 12:41

Kur jeni shumë të dashuruar, në çast mund t’ju ndodhë që të ndieni sulme xhelozie të jashtëzakonshme.

Për fillim, merrni frymë thellë dhe qetësoni afshin sado që të jetë e mundshme. Po jua tregojmë shtatë situata për shkak të të cilave vërtet nuk keni nevojë të nevrikoseni dhe të pikëlloheni. Ka mike shumë të afërt Nëse jeni bashkë, do të thotë që është në lidhje në pjesën më të madhe për shkakun tuaj, sepse dëshiron të jetë pikërisht me ju. Mendimi i tij është që të dalloheni në një numër të pjesëtareve të tjera të gjinisë së bukur – duke përfshirë edhe ato të cilat janë mike të tij. Pa marrë parasysh atë që shumica e njerëzve beson, miqësi platonike ekzistojnë.

U bën ‘like’ fotografive të ndonjë vajze në Instagram

Në rregull, kapitulli i caktuar di t’ju nevrikos posaçërisht. E kemi të qartë që ai e di që mund ta përcillni aktivitetin e tij në rrjetet shoqërore. Prandaj, ju bindim që mendimi se procedura e vënies së zemrës së kuqe të vogël në ndonjë publikim të dikujt nuk do t’ju lëndojë. Kjo vërtet nuk është gjë e madhe.

Kur shikon një vajzë tjetër

Sado që të jetë i preokupuar me ju, i dashuri juaj akoma ka sy. Situata është e njëjtë me atë kur ju vëreni ndonjë mashkull të bukur në autobus – nuk do të thotë që automatikisht dëshironi të jeni me të, por vetëm është mirë ta vështroni. Nuk ka vend për xhelozi, jini të vetëdijshme që ju jeni personi i tij i dashur të cilin përgjithmonë do të dëshirojë ta ketë pranë vetes.

Kur NUK ËSHTË në marrëdhënie të këqija me ish të dashurën

Ekziston arsyeja përse nuk janë bashkë. Ta keni këtë gjithmonë në mendje. Tani është me ju! Është aq e thjeshtë. Fakti që nuk ka neveri ndaj ish të dashurave të tij është shenjë e mirë. Keni zgjedhur mashkullin e pjekur dhe me karakter.

Kur ka ‘Celebrity Crush’

Të gjithë ne që në një çast të caktuar keni vënë fotografi të aktorit të famshëm në prapavijë të telefonit apo kompjuterit tonë. Fantazitë janë normale, mirëpo realiteti është shumë më i mirë. Nuk ka arsye për brengosje.

Kur kalon kohën në shoqëri të meshkujve

Ashtu siç ju adhuroni ndejën javore me shoqet më të mira, po ashtu edhe shkuarja e tij ekuivalente për të pirë birrë me shokët. Kjo nuk do të thotë që nuk dëshiron të kalojë kohën me ju.

Kur një vajzë tjetër e shikon atë

Ajo vajzë jua ka lakmi! Ju jeni ajo e cila është me dikë që ia vlen ta shikojnë.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 14:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!