Meri bën parashikimin e bukur: Kjo shenjë do të marrë lajmin e jetës!

Tuesday, 04 September 2018 11:22

Një lidhje e bukur midis Afërditës dhe Merkurit do ta bëjë jetën tonë më të mirë. Me ndjesinë e cilësisë dhe të vlerës dhe të bukurisë do kemi mendime më të bukura dhe paqësore. Me sjellje diplomatike do shmangim përballjet dhe provokimet.

E bukura do të na joshë, pavarësisht ditëve të vështira që kemi kaluar. Jeta sociale, diskutimet, takimet, marrëveshjet, do të jenë prezente, njofton astrologia Meri.

Dashi do të arrijë një marrëveshje në një veprimtari private, por edhe një dakordësi apo martesë në jetën personale.

Demi do të gjejë një punë që e kënaq, por ka mundësi edhe të bëjë një biznes familjar apo një shitblerje të mirë.

Binjakët do kenë një lajm të mirë pune dhe ligjor, por edhe një takim të bukur në jetën erotike, ku nuk do të mungojë një vendimmarrje.

Gaforrja do të çlirohet nga pengesat emocionale. Do të shprehet dhe do të ketë një mundësi më të mirë ekonomike për të bërë një blerje që i forcon pozitat në familje.

Luani do të ketë takime dhe lajme të rëndësishme në lidhje me planet dhe punët e tij si edhe një takim apo sqarim në jetën personale.

Virgjëresha do të arrijë një marrëveshje të mirë ekonomike dhe do të dalë nga pasiguritë dhe ankthet personale, duke qenë më e fortë.

Peshorja do të ruajë diplomacinë e vet dhe do ketë një jetë sociale të suksesshme, por edhe njohje e prezantime shumë të mira.

Akrepi do të triumfojë në një çështje pune dhe karriere, ku tashmë do ndjehet se ka ardhur koha për biseda të qëndrueshme dhe kontrata.

Shigjetari do të preferojë shoqërinë, udhëtimet dhe zgjerimin e njohjeve, duke i bërë vetes një reklamë shumë të mirë dhe duke i hapur perspektivë.

Bricjapi do të triumfojë në një luftë antagoniste në lidhje me karrierën dhe ekonominë. Dita i rezervon surpriza dhe marrëveshje të mira.

Ujori do të çlirohet nga pengesat ligjore dhe kontaktet e tij do ta çojnë drejt finalizimit me sukses të një bashkëpunimi apo një marrëveshjeje.

Peshqit do të fitojnë një punë në ditën e sotme dhe një çështje ekonomike të cilën kishin kohë që e prisnin. Në jetën personale kanë takim të mirë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!