Jam 43 vjeçe, por të gjithë mendojnë se jam 23

E Enjte, 06 September 2018 21:29

Sa të lumtura ndiheni kur dikush, pasi ka marrë vesh moshën tuaj, iu thotë: “Komplimente, dukeni shumë më pak” ose “Nuk e tregon aspak moshën”? Me siguri ndiheni shumë të lumtura. Kur dukemi më të rinj ndihemi më të gjallë dhe pse jo, edhe më të bukur. Ndonjëherë edhe krenarë, pasi të kujdesesh për veten dhe të ndjekësh një stil jete të shëndetshëm jep frytet e veta.

Lure Hsu është një stiliste kineze 43 vjeçe, por që duket si 23. Lure është kthyer në një shembull frymëzimi për shumë gra për shkak të stilit të saj të jetesës, që reflektohet më së miri edhe në pamjen e saj. Ajo e fillon ditën me një kafe të zezë, ndjek një dietë të rreptë, merret vazhdimisht me aktivitet fizik dhe kujdeset shumë për lëkurën. Falë lëkurës së saj si porcelan, fizikut për t`u pasur zili dhe këshillave efikase që jep, Lure ndiqet nga mbi 744 mijë njerëz.

Por cilat janë sekretet e saj për një rini të përjetshme? Pikë së pari, ajo tregon kujdes të madh ndaj ekspozimit në diell, aplikon gjithmonë krem dielli, pasi sipas saj lëkura kur ekspozohet në diell pa mbrojtje dehidratohet, bëhet me njolla dhe rrudhoset. Ajo e hidraton lëkurën me kremra dhe përdor produkte me vitaminë C dhe kolagjen. Për sa i përket dietës, stilistja pi shumë ujë, ndjek një dietë vegjetariane, kryesisht me bazë frutash, perimesh dhe proteinash vegjetale, si dhe shmang ëmbëlsirat.

Çdo ditë Lure merret me aktivitet fizik, kryesisht për të mbajtur lëkurën të tonifikuar, por këshilla e saj numër 1 është hidratimi. “Kur lëkura juaj është e hidratuar, nuk duhet të shqetësoheni për plakjen dhe rrudhat”, -është shprehur ajo. Rregulla të thjeshta, por mëse të vlefshme!

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Bota Shqiptare

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Është vlerësuar të paktën një milionë euro në muaj, fitimi i 20 agjencive bastesh të sekuestruara në provincat e Catanias, Siracuzas, Caltanissetta dhe Ragusas në kuadër të hetimeve rreth mafies...

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë...

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Bota Shqiptare

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari. Sot në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!