Arsyeja shkencore që tregon se përse ju pëlqejnë meshkujt të cilët janë në lidhje

Tuesday, 11 September 2018 18:04

Një thënie thotë se gjithmonë dëshironi diçka të cilën nuk mund ta keni. Kjo është e vërtetë në shumë raste; i dëshironi atletet e reja që nuk mund t’i përballoni financiarisht, ose dëshiron pak ëmbëlsirë pavarësisht se jeni në dietë.

Por, kjo thënie është e vërtetë edhe kur është fjala për lidhjet. Siç e din thuajse çdo njeri, duket se gjithmonë ju duken të mirë personat të cilët veçse janë të zënë. Dhe, siç e din çdo njeri, duket se askush nuk ju dëshiron kur jeni beqare dhe, në momentin që futeni në lidhje, papritmas jeni seksi prapë.

Tani, për këtë ka edhe shpjegim shkencor. Sipas një studimi të fundit të publikuar në ‘Scientific Reports’, meshkujt që janë në lidhje iu duken më seksi femrave, që nënkupton se perceptohen si më seksi sesa që janë.

Arsyeja prapa këtij fenomeni është se kur një mashkull ka të dashur, ajo në thelb është duke e konfirmuar se ai është seksi dhe se ia vlen të jeni në lidhje me të.

Ekspertët thonë se femrat i ‘kopjojnë’ preferencat e femrave tjera, ndonëse kjo mund të jetë thjeshtë tendencë e përgjithshme njerëzore për t’u ndikuar nga mendimet e tjerëve.

Pra, thënë më thjesht, kur një mashkull veçse ka të dashur, është njësoj sikurse ta kishte një shenjë mbi kokën e tij që shkruan: “Ky mashkull është super seksi dhe duhet të dilni me të”. Influenca nga shoqëria e prek çdo aspekt të jetës sonë, duke përfshirë edhe kë e zgjedhim për partner.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...