Kimi jo vetëm në dashuri, por edhe në punë

E mërkurë, 12 September 2018 10:54

Flitet shpesh për kimi në dashuri, duke theksuar tërheqjen reciproke apo dhe dashurinë me shikim të parë mes dy personave.

Por ja që e njëjta mund të thuhet edhe për lidhjet njerëzore, ku raportet e tërheqjes, simpatisë e antipatisë në ambientin që punon në të vërtetë është çështje kimie, e hormoneve tona.

Simpatia dhe antipatia

Janë ndjenja që krijohen në mënyrë instiktive dhe pavetëdije, pavarësisht vullnetit tonë. Dhe kjo si në dashuri ka bazë biokimike. Substancat që aktiviziohen në këtë rast janë feromonet, që prodhohen më shumë tek kafshët, por janë në sasi të vogla dhe tek organizmi i njeriut. Në bazë të studimeve të fundit, janë përgjegjës për një sërë mekanizmash tërheqjeje ndaj një personi të seksit të kundërt.

Miqtë e mirëqenies

Hormonet e mirëqenies janë serotonina, oksitocina dhe endorfina. Kur niveli i tyre në fizikun tonë është i lartë jemi me humor të mirë, të qetë dhe të relaksuar. Serotonina është hormoni i lumturisë dhe prodhimi i saj mund të rritet me disa strategjie. Endorfina që lufton gjendjet e ankthit mund të prodhohet përmes aktivitetit fizik apo edhe të dëgjosh muzikë dhe të qeshësh. Ah, po! Edhe çokollata nuk rekomandohet kot. Ndërsa oksitocina është hormoni i dashurisë prodhimi i së cilës rritet përmes ushqimit. Hani fruta!!!
Kortizoli është armiku

Hormoni i stresit pra, sigurisht, kortizoli. Nëse e kemi me shumicë në gjak mund të jetë japë dëme të rënda, si kontrolli i urisë, rrit gliceminë, ka efekte negative në sistemin imunitar dhe në zemër.

Përzierja e duhur

Për të punuar në një ambient të qetë dhe pozitiv duhet pak nga të gjitha dhe nuk është e nevojshme të ndalni të gjitha hormonet e stresit. Sigurisht një dridhje mund të jetë stimuluese dhe nxitëse për një konkurrencë të shëndetshme. Negativiteti gjeneron vetëm negativitet tjetër. Më mirë pak adrenalinë herë pas here, por e moderuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Aktualitet

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi...

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Aktualitet

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore...